Bota

Rusët zbarkojnë në Bjellorusi, Ukraina përforcon mbrojtjen përgjatë kufirit

Bjellorusia ka mirëpritur kontingjentin e radhës të trupave ruse që kanë mbërritur për t’u stërvitur me ato vendase. Janë rreth 9 mijë ushtarët rusë që do të mblidhen në vendin fqinj për sesione të përbashkëta.

Lëvizja përforcon spekulimet e Perëndimit se Minsku dhe Moska mund të jenë duke përgatitur një sulm të ri ndaj Ukrainës.

Paralajmërimi në fjalë ka ngritur shqetësimin për një mobilizim të mundshëm ushtarak të qytetarëve bjellorusë, hipotezë që është hedhur poshtë nga krerët e ushtrisë vendase.

“Të gjitha informacionet e rreme të publikuara në faqe të ndryshme interneti nuk janë të besueshme. Nuk ka arsye për t’u shqetësuar. Qytetarët vetëm sa do të thirren në komisariat, do t’u regjistrohen të dhënat dhe më pas do të kthehen në rezidencat e tyre. Nuk ka mobilizim në Bjellorusi”, thotë Alexander Shalpuk, oficer i ushtrisë bjelloruse.

Lexo më shumë  98-vjeçarja ukrainase rrëfen udhëtimin e vështirë, si eci në këmbë për t’i shpëtuar ushtrisë ruse

Për opozitën bjelloruse, do të ishte një gabim i rëndë për Minskun nëse do të ndiqte hapat e Kremlinit dhe shpallte mobilizimin.

“As qytetarët dhe as ushtria bjelloruse nuk e mbështesin këtë luftë. Nuk besoj se ushtarët bjellorusë do t’i përgjigjen thirrjes. Ata nuk janë të motivuar dhe në fakt nuk kanë pajisje”, u shpreh Sviatlana Tsikhanovskaya, lidere e opozitës bjelloruse.

Lexo më shumë  Rusia po fajësohet për ndërhyrje në GPS, probleme me fluturimet nëpër Evropë

Por Ukraina preferon të mos rrezikojë kur bëhet fjalë për sulme që mund të vijnë nga territori bjellorus. Për këtë arsye ajo ka përforcuar mbrojtjen përgjatë kufirit me forca speciale, për t’i bërë kontrast çdo operacioni që mund të vijë nga Moska dhe Minsku.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *