Bota

Rusët përdorën harta ukrainase të vitit 1969 në nisje të pushtimit

Hetuesit e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës konstatuan se disa nga komandantët rusë, që pushtuan territorin ukrainas në nisje të invazionit, përdorën harta topografike të Ukrainës që datojnë nga viti 1969.

Siç raporton BBC-ja, kjo bëhet e ditur nga dokumentet e gjetura nga Shërbimi i Ukrainës, në vendin e rretheve të rajonit të Kharkivit, që aktualisht gjendet nën pushtimin rus.

Rusët nuk i përditësuan hartat, e kjo dëshmohet pasi nuk figurojnë disa zona banimi në qytetet Saltiv e Kharkov, që u ndërtuan në fillimin e viteve të 70-ta.

Mungojnë gjithashtu edhe rezervuarët Travyansk dhe Murom, që u ndërtuan po ashtu në vitet e 70-ta.

Lexo më shumë  Dërgohet në OKB propozimi final për rezolutën për Srebrenicën

Kufiri shtetëror mes Ukrainës dhe Rusisë, në hartat që i posedojnë rusët është i vizatuar me laps, për shkak se në atë kohë vendet ishin nën sundimin e Bashkimit Sovjetik.

Sot u regjistrua dita e 145-t qëkur nisi lufta në Ukrainë. 

Ministri rus i Mbrojtes sot i dha urdhër të prerë ushtrisë: Shtroni operacionet ushtarake në Ukrainë

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka urdhëruar ushtrinë që t’i shtojë operacionet në Ukrainë, në përpjekje për ta marrë kontrollin e plotë të rajonit lindor të Donetskut, raportoi AP-ja të hënën.

Lexo më shumë  Ndërpriten mijëra fluturime – Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Shoigu tha se operacionet duhet intensifikuar edhe me qëllim që sipas tij, “të parandalohen sulmet ukrainase mbi infrastrukturë civile e te banorët në Donbas e gjetkë”.

Ai tha se brenda dy ditëve të fundit u vranë 600 ushtarë ukrainas, pas sulmeve ajrore mbi Siversk.

Ushtria ruse besohet se është fokusuar në riorganizimin e forcave në përgatitje për ofensivën tjetër tokësore në shkallë të plotë. Kjo vjen pas deklaratës së saj më 3 korrik, se ka marrë kontrollin e plotë të rajonit lindor të Luhanskut.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *