Bota

Kush qëndron pas kompanisë serbe, avioni i së cilës u rrëzua në Greqi dhe lidhjet me Vuçiçin

Kompania serbe e prodhimit të armëve “Valir”, e cila eksportoi armë në avionin që u rrëzua në Greqi të shtunën, është në qendër të zbulimeve të reja tronditëse, shkruan portali ndërkombëtar Arms Watch (armswatch.com).

Ky portal na kujton se një aeroplan mallrash ukrainas u rrëzua në veri të Greqisë, duke vrarë të tetë anëtarët e ekuipazhit, dhe se mediat serbe pyesin nëse pronari i vërtetë i kompanisë Valir është tregtari serb i armëve Slobodan Teshiq, megjithëse emri i tij nuk përmendet  askund.

Arms Watch kujton se Teshiq ka qenë nën sanksionet e SHBA-së që nga viti 2017, si dhe se ai kaloi pothuajse një dekadë në listën e ndalimit të udhëtimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) për shkeljen e sanksioneve të OKB-së kundër eksporteve të armëve në Liberi në vitin 2003. Thesari i SHBA-së e etiketoi Teshiqin si “një nga tregtarët më të mëdhenj të armëve dhe municioneve në Ballkan”, duke pretenduar se ai në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë ka dhënë ryshfet dhe ndihmë financiare për të siguruar kontrata armësh me vende të ndryshme.

Lexo më shumë  Gjermania arreston dy persona nën dyshimin se spiunonin për Rusinë

Sipas Departamentit të Thesarit të SHBA-së, Teshiq merrte klientë të mundshëm në pushime me vlerë të lartë, paguante shkollimin e fëmijëve të tyre në shkollat ​​ose universitetet perëndimore dhe përdorte ryshfete të mëdha për të siguruar kontrata.

Pas ardhjes në pushtet të Partisë Progresive Serbe në Serbi (partia e Aleksandar Vuçiqit) në vitin 2012, Teshiq u hoq nga lista e zezë e OKB-së, madje ministri i Jashtëm serb i dha pasaportën diplomatike, edhe pse nuk ishte diplomat, kujton Arms Watch.

A fshihet Teshiq pas kompanisë Valir?

Rastësisht, kompania “Valir” u regjistrua vetëm dy javë pas vendosjes së sanksioneve të reja kundër Teshiqit dhe ekipit të tij. Themelues dhe drejtor i kompanisë ishte Stefan Çupkoviq, shkruan Arms Watch.

Sipas informacioneve të marra nga Agjencia për Regjistrat e Bizneseve të Serbisë, ai ishte edhe përfaqësues i “Elvanta” LTD në Serbi, drejtor i së cilës ishte Goran Andriq (një nga nëntë serbët e lidhur me Teshiqin, të cilët janë në listën e zezë të SHBA-së).

Një kompani tjetër e përfaqësuar nga Stefan Çupkoviq, e cila indirekt lidhet me Slobodan Teshiqin, është “Lusor” d.o.o. Adresa e saj është e njëjtë me atë të “Elvanta” LTD.

Lexo më shumë  Komplot për të vrarë Zelenskyn, arrestohet agjenti i rusëve në Poloni

Sipas mediave serbe, pronari i vërtetë i kompanisë “Lusor” DOO është shtetasi i Jemenit me pasaportë serbe, Kaled Hamed, i lidhur ngushtë me Slobodan Teshiqin.

Ndërkohë, sipas burimeve diplomatike greke, me urdhër të ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, sekretari i përgjithshëm i MPJ-së. Temistoklis Demiris ka dorëzuar demarsh tek ambasadori ukrainas në Athinë “lidhur me nevojën që pala greke paraprakisht të informohej për llojin e ngarkesës në aeroplanin ukrainas që u rrëzua në afërsi të Kavallës të shtunën në mbrëmje”.

Për arsye të njëjta, sot në mëngjes është paralajmëruar se me urdhër të Dendiasit, ambasadori i Greqisë në Beograd do të dorëzojë demarsh.

Kargo aeroplani ukrainas Antonov-12, që transportonte 11,5 tonë municion nga Serbia të dedikuar për Bangladeshin, u rrëzua të shtunën një orë para mesnate në perëndim të qytetit grek Kavalla, ndërsa e kanë humbur jetën tetë anëtarë të ekuipazhit, shtetas të Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *