Bota

Rusët ndalojnë dhe kërcënojnë ushtarët e vet që refuzojnë të luftojnë në Ukrainë

Ushtarët rusë me kontratë që kanë refuzuar të vazhdojnë luftimet në Ukrainë thonë se komandantët e tyre ushtarakë nuk po i lejojnë ata të kthehen në shtëpi dhe po përdorin kërcënime dhe frikësim për t’i detyruar ata të kthehen në fushën e betejës, shkruan MoscowTimes.

Një grup ushtarësh nga Brigada e 11-të Sulmuese Ajrore e Gardës, një njësi ushtarake nga republika siberiane e Buryatia që është vendosur në Ukrainë që në ditët e para të pushtimit rus, dha dorëheqjen në fillim të këtij muaji. Por kërkesa e tyre u prit me rezistencë nga autoritetet ushtarake.

Lexo më shumë  “Vuçiqi në burg”, qytetarët serbë në veri mbajnë 15 minuta heshtje për viktimat në Novi Sad

Pasi refuzoi të pranonte kërkesat për dorëheqje, komanda e brigadës i ndau ushtarët në grupe të vogla prej tetë dhe dhjetë burrash dhe i dërgoi në një strukturë speciale paraburgimi në qytetin lindor të Ukrainës të pushtuar nga Rusia, Luhansk, ka thënë nëna e njërit prej ushtarëve që ra pre e kërcënimit të rusëve.

Ushtarët nuk kanë dokumente personale, të cilat komanda i ka marrë me pretekstin e mbrojtjes së tyre në rast se do të kapeshin nga ushtria ukrainase. Ushtarët gjithashtu u mohohet qasja në celularë dhe mjete të tjera për të kontaktuar familjet ose avokatët e tyre.

Javën e kaluar, Fondacioni “Free Buryatia” njoftoi se 150 ushtarë nga republika siberiane që refuzuan të vendoseshin në Ukrainë janë kthyer në shtëpi nga fronti.

Lexo më shumë  Luftë e rreptë në Kursk, ukrainasit me Javelin shkatërrojnë artilerinë ruse

Historia e tyre u bë e njohur në qershor, kur gratë e ushtarëve regjistruan një video apel në të cilën thoshin se burrat e tyre nuk ishin sjellë në shtëpi pavarësisht përfundimit të kontratave të tyre.

Videoja fillimisht pati efektin e kundërt kur ushtarët, të cilët tashmë ishin në autobus për në shtëpi, u kthyen në Ukrainë, ndërsa gratë u morën në pyetje nga shërbimi sekret rus.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *