KryesoreOpinion/Aktualitet

Rusët mund ta fitojnë një betejë, por kurrsesi një luftë!

Shkruan Klodi Stralla

Rusët mund ta pushtojnë ushtarakisht, pa ndonjë vështirësi, Ukrainën fqinje dhe mund të instalojnë aty një qeveri kukull, pro ruse. Mund ta pengojnë Ukrainën të antarësohet edhe në NATO. Këtë e kanë bërë me të gjithë fqinjët e tyre shumë herë gjatë historisë, që nga koha e Pjetrit të Madh në shek.18-të e deri në ditët tona.

Ambicja perandorake, për të qenë një Fuqi e Madhe me ndikim global, i ka torturuar gjithë jetën. Fillimisht, si instrument ndërhyrjeje, përdorën “Ortodoksinë”, kryesisht në Ballkanin ottoman; pasaj, për afro një shekull, përdorën kauzën e idealit “Komunist”, duke krijuar të ashtuquajturën “Familja e madhe socialiste”dhe, tani së fundi, pas viteve ’90-të, u janë drejtuar “Gazsjellsave”, si instrument për t’u bërë presion fqinjëve dhe për t’i lidhur ata pas qerres të vet. Të gjitha këto janë beteja që ruset mund t’i fitojnë. Por fitimi i luftës është diçka tjetër.

Historikisht, rusët, ndryshe nga Anglia dhe Franca koloniale e shekujve të kaluar, apo ShBA-ja e sotme, nuk kanë qenë kurrë në gjendje t’i zhvillojnë e kulturojnë vendet qe kanë pushtuar dhe, në këtë kuptim, ajo asnjëherë nuk ka fituar ndonjë luftë. Armatimet dhe ushtritë, që ajo i ka patur me shumicë, janë konditë e nevojshme por jo e mjaftueshme për të fituar një luftë. Ana tjetër është aftësia për të përhapur dije, kulturën e punës, të investimeve, të frymës liberale tek vendet e pushtuara ose aty ku ajo ka pretenduar të ndikojë.

Lexo më shumë  “Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Perëndimorët që shpresonin se, pas shëmbjes të komunizmit inefiçient, rusët do të silleshin si një shtet normal, që ka nxjerrë mësime nga e kaluara perandorake, pa ambicje për të ndërhyrë tek fqinjët e saj dhe për të lenë pas mentalitetin rusomadh, po planifikojnë t’i japin një mësim të mirë. Kështu bënë edhe me Gjermaninë hitleriane dhe Japoninë perandorake që, edhe ato, ushqenin megallomaninë e një shteti agresiv ndaj fqinjëve të tyre.

Perëndimorët e kanë bërrë të qartë se, në rast agresioni ushtarak ndaj Ukrainës, nuk do të ndërhynë ushtarakisht, duke i vënë demit përpara syve shaminë e kuqe, për ta nxitur, para se t’i ngulin shpatën. A do ta hajë karemin Putini? Unë them jo!

Lexo më shumë  Kurti mesazh BE-së: Kontrolloni progresin në lidhje me progresin demokratik dhe reformat e BE-së në rajon dhe pastaj bazoni politikat mbi ato të dhëna

Diplomacia ruse, me shumë përvojë, me siguri i ka analizuar shkaqet e dështimeve të carizmit dhe komunizmit rus: – Nga njëra anë lehtësinë e Rusisë për t’i pushtuar ushtarakisht fqinjët e saj dhe, nga ana tjetër, paaftësinë për t’i mbajtur ato nëpërmjet zhvillimit të tyre ekonomik dhe kulturor. Prandaj, edhe kësaj here, Rusia nuk do të përsëritë gabimet e të kaluarës jo të largët.

Por aktualisht “Çështja Ukraina” ka shkuar mjaft larg: – Nga njëra anë Putini e ka karikuar shumë opinionin e brendëshëm rus, se e drejta është në anën e tij për t’ju mësuar fqinjëve sesi të sillen, por, nga ana tjetër, është plotësisht i vetëdijëshëm për pasojat që do të duhet të paguajë nëse ndërmerr një aventurë të tillë (sanksionet ekonomike perëndimore).

Sot, gjithë përpjekjet e diplomacisë ruse, të përkrahura edhe nga boshti europian franko-gjerman që ka interesa madhore energjitike nga Rusia, janë përqëndruar në atë sesi t’i gjejnë ariut rus një rrugë-dalje sa më “dinjitoze” nga bataku ku është futur dhe që s’do ta ketë të lehtë të dalë pa dhimbje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *