Lajme

Merret vendimi! Tahiri do vuajë dënimin në burgun e Fierit, pritet transferimi

TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të transferohet në burgun e Fierit, aty ku do të vuajë dënimin me 3 vite e 4 muaj burgim. Ky ishte vendimi i marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Tashmë pritet të kryhet transferimi i Tahirit nga burgu 313-të në Tiranë, për në Fier.

Edhe pse ish-ministri kërkoi pafajsinë, sërish togat e zeza i konsideruan të forta provat kundër tij duke e dënuar me burg. Akuza e argumentuar nga Prokuroria ishte për përfshirjen e ish-ministrit në 4 episode trafikimi droge nga 2013-2015, por pa dhënë detaje për rolin konkret të tij. Beteja pritet që të vijojë sërish në Gjykatën e Lartë, por kësaj here ka një ndryshim, Tahiri nuk do të shkojë më si i pandehur, por si fajtor me pranga në duar në kërkim të lirisë.

Lexo më shumë  ATK: Vazhdon trendi rritës i të hyrave tatimore, 356.5 milionë euro të hyra vetëm për periudhën janar-prill 2024

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *