Bota

Rusët kundër luftës në Ukrainë – Mbi një milion nënshkrime në peticion

Një peticion i nisur kundër luftës në Ukrainë tashmë ka grumbulluar mbi një milion nënshkrime, nga anëtarë të organizatave e shoqërive civile ruse.

Ndërkohë, peticione nga organizata të ndryshme po nënshkruhen online nga përdorues e persona kundër luftimeve ruse në Ukrainë.

Aktivisti veteran i të drejtave të njeriut, Lev Ponomarev, nisi peticionin “Jo luftës”, e për pak kohë i arriti një milion nënshkrime.

Lexo më shumë  Kallas mirëpret armëpushimin energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës, por skeptike nëse Moska do ta respektojë atë

Në faqen ruse të internet ‘we are not alone’, akademikë, gazetarë, artistë, muzikanë e ekonomistë, kanë nënshkruar peticione të tjera kundër luftës. Sipas statistikave, këto peticione janë nënshkruar nga mbi 100 mijë njerëz.

Fushatës së peticioneve u janë bashkuar shkrimtari dhe gazetari Mikhail Zygar e regjisori Yury Dud, duke bërë thirrje për nënshkrim.

“Ne duam që ju ta dini se mësuësit, laureatët e ‘Nobelit’, mjekët, dizajnerët, gazetarët, arkitektët, shkrimtarët, inovatorët dhe njerëz nga i gjithë vendi janë me ju”, thuhet në hyrje të faqes së internetit të këtij peticioni.

Lexo më shumë  BE synon marrëveshjen për klimën në COP31 për të përshpejtuar uljen e gazrave serë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *