Bota

Boksierët e Ukrainës në luftën e jetës së tyre

Dy burra të mëdhenj që qëndronin krah për krah në fotografinë e bërë në zyrën e kryetarit të bashkisë në Kiev të Ukrainës, u dalluan menjëherë nga shumica e fansave të boksit.

Vitali dhe Wladimir Klitschko, djemtë e një gjenerali-major sovjetik, janë të dy ish-kampionë të kategorisë së rëndë dhe sa herë që njëri ishte në ring, tjetri gjithmonë e ndihmonte nga këndi. Tani ata janë në një luftë ndryshe nga ato që i kanë imagjinuar ndonjëherë. Çmimi për këtë nuk është një brez kampionati madhështor, por mbijetesa e vendit të tyre. Vitali Klitschko po ndihmon ta udhëheqë atë si kryebashkiak i Kievit. Vëllai i tij më i vogël luan rolin e shefit të dytë. Ata janë një çift i frikshëm, të gatshëm të bëjnë gjithçka që duhet për të mbrojtur vendin e tyre kundër pushtuesve rus. Deri më tani, kjo nuk ka përfshirë luftime të armatosura, por të dy e kanë bërë të qartë se do të luftojnë në rrugë nëse do të jetë e nevojshme. Dhe, në një komunitet të pasur boksi ukrainas, vëllezërit Klitschko nuk janë vetëm në këtë betejë. Vasiliy Lomachenko, një fitues i dy medaljeve të arta olimpike, të cilin disa e konsiderojnë luftëtarin më të mirë në botë, fluturoi me nxitim në shtëpi nga Greqia për të përballuar lodhjen luftarake si anëtar i një batalioni mbrojtës. Ai u fotografua në faqen e tij zyrtare në “Facebook” gjatë fundjavës me një pushkë të vendosur mbi supe pranë qytetit Odessa.

“Batalioni i Mbrojtjes Territoriale Belgorod-Dnestrovsky është formuar dhe armatosur”, thuhej në mbishkrim. “Në mbrojtjen territoriale, boksieri Vasiliy Lomachenko informoi kryetarin e bashkisë”.

Edhe kampioni aktual i kategorisë së rëndë është gjithashtu në luftë. Oleksandr Usyk u kthye në shtëpi nga Londra kur Rusia pushtoi vendin e tij dhe, në vend që të përgatitej për një revansh të mundshëm me Anthony Joshuan këtë pranverë, ai po përgatitet të luftojë kundër rusëve në vendin e tij të lindjes. Të dy po humbasin një milion dollarë pagesa – në rastin e Usykut, fitimi më i madhe i karrierës së tij në një revansh me Joshuan. Por, për Usykun janë gjëra të ndryshme mbrojtja e brezit nga mbrojtja e vendit të tij. Ditë më parë, Usyk pozoi jo me doreza, por me një pushkë automatike, i rrethuar nga tre burra të tjerë të armatosur në forcën e Mbrojtjes Territoriale të Kievit.

Lexo më shumë  Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut për në Bruksel kalon nëpër Sofje

Ata janë të gjithë luftëtarë të mëdhenj me trashëgimi krenare në ring. Kur Wladimir Klitschko luftoi për herë të fundit në vitin 2017, ai dhe Joshua u përfshinë në një meç emocionues që përfundoi me nokdaun para 90,000 mijë shikuesve në stadiumin “Wembley” në Londër. Dhe, njerëzit në boks ende flasin për Vitali Klitschkon që ishte gati ta mposhte Lennox Lewisin në duelin e tyre të peshave të rënda në Los Angeles në vitin 2003. Mirëpo, meçi përfundoi me nokaut teknik në favor të Lewisit për shkak se u ndalua nga mjeku pasi fytyra e Klitschkos ishte e mbuluar nga gjaku dhe ukrainasi nuk mund të shihte. Asnjëri nga boksierët ukrainas nuk u tërhoq kurrë me dorëza. Dhe ata nuk tregojnë asnjë shenjë të tërheqjes tani, edhe me kaq shumë forca të grumbulluara kundër tyre.

“Kthehuni në shtëpi”, tha Vitali kur u pyet se çfarë do t’u thoshte ushtarëve rusë. “Nuk keni asgjë për të gjetur këtu”.

Usyk ishte edhe më i prerë me mesazhin e tij për ushtarët e Rusisë.

“Ju nuk jeni në luftë me qeverinë tonë, ushtrinë tonë”, tha ai në një video të postuar në Twitter. “Ju jeni në luftë me popullin. Kjo është toka jonë. Ne jemi në shtëpi”.

Vitali Klitschko ka qenë kryebashkiak i Kievit që nga viti 2014, dy vjet pasi ai u largua nga karriera e boksit që i dha atij një medalje të artë olimpike dhe një titull botëror. Vëllai i tij ishte ndoshta edhe më i suksesshëm, duke me shumë breza të kategorisë së rënda dhe kaloi 11 vjet pa humbje. Ata u rritën duke luftuar në sistemin amator sovjetik dhe, ndërsa stilet e tyre teknike nuk i bënë të dashur për tifozët e boksit kudo, ata ishin jashtëzakonisht të popullarizuar në Gjermani, ku të gjitha biletat shiteshin për luftërat e tyre. Ata janë gjithashtu shumë të zgjuar. Të dy kanë diploma të larta shkollimi dhe flasin katër gjuhë. Dhe të dy kanë miq në vende të larta.

Lexo më shumë  Gjyqi ndaj Trumpit: Ish-avokati i tij e pranon se ka gënjyer shpesh për ta ndihmuar ish-presidentin amerikan

“Po mendoj për ju, miqtë e mi”, shkroi në Twitter aktori dhe politikani Arnold Schwarzenegger, së bashku me një foto të vëllezërve. “Ju ishit heronjtë e mi në ring dhe ju jeni heronjtë e mi tani”.

Në faqen e internetit “Boxrec.com”, u shfaq një foto e Vitali Klitschkos duke mbajtur një pushkë automatike me mbishkrimin “# 1 – Vitali Klitschko”.

Mjerisht, kjo është luftë, e jo sport. Nuk ka gjyqtar, shumë pak rregulla dhe armë jashtëzakonisht vdekjeprurëse. Megjithatë, me trupat ruse që po kërcënojnë vazhdimisht qytetin e Kievit, vëllezërit përpiqen të qëndrojnë optimistë brenda zyrës së kryetarit të bashkisë, edhe pse Vitali Klitschko paralajmëroi për një krizë humanitare të afërt, pasi furnizimet me ushqime dhe ilaçe po mbarojnë.

“Tani për tani, çështja më e rëndësishme është mbrojtja e vendit tonë”, tha Vitali Klitschko.

Ata do të jenë aty për mbrojtje, si shumë ukrainas të guximshëm. Guximi që ata po tregojnë përballë forcës së madhe është i njëjti guxim që e treguan në ring. Duke i njohur ata, nuk është çudi që ata janë të gatshëm të derdhin gjak në mbrojtje të vendit të tyre. Ata janë luftëtarë dhe janë në luftën e jetës së tyre.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *