Bota

Rusët i vranë gruan dhe dy fëmijët, burri tregon se si e mësoi lajmin: Njoha valixhet

Një burrë ukrainas ka përshkruar momentin kur mësoi se gruaja dhe dy fëmijët e tij u vranë nga një predhë ruse, shkruan The Guardian

Në një bisedë me Neë York Times ai tha se e kishte mësuar lajmin pasi kishte parë një postim në Twitter dhe fotot e familjarëve të tij të shtrirë përtokë të pajetë.

https://twitter.com/JDiamond1/status/1500796032304701447?s=20&t=Hr5yCrHwRSWN9_OlfgML8A

“Unë njoha valixhet dhe kështu që e dija”, tha Serhiy Perebyinis.

Tetiana Perebyinis dhe dy fëmijët e tyre, Mykyta, 18 dhe Alisa, 9 vjeç, vdiqën në qytetin e Irpin teksa po arratiseshin. Në vitin 2014, ata u larguan nga Ukraina lindore për t’u vendosur në Kiev pas luftimeve mes ushtrisë ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia.

Lexo më shumë  BE-ja nis negociatat e anëtarësimit me Ukrainën e Moldavinë

“E gjithë bota duhet të dijë se çfarë po ndodh këtu,” tha Serhiy, i cili kishte udhëtuar për t’u kujdesur për nënën e tij të sëmurë para se të fillonte lufta.

Ai i tha gazetës se për t’u kthyer në Kiev, u detyrua të hynte në Rusi dhe më pas të udhëtonte për në qytetin e Kaliningradit për të kaluar në Poloni.

https://twitter.com/PaulSonne/status/1501710475096170503?s=20&t=x299BOTRzmntEedxgHTRzQ

Perebyinis tha se iu kishte thënë trupave ruse në kufirin me Poloninë se: “E gjithë familja ime vdiq në atë që ju e quani një operacion special dhe ne e quajmë luftë. Mund të bëni çfarë të doni me mua, nuk kam asgjë për të humbur.”

“Është e vështirë të shikosh kur gruaja jote e dashur është e shtrirë e pajetë në tokë”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  BE-ja nis negociatat e anëtarësimit me Ukrainën e Moldavinë

Ai u zotua gjithashtu për drejtësi për familjen e tij: “Do të luftoj për ta deri në fund. Do të sigurohem që të ketë një vendim gjykate.”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *