Bota

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Mbrojtja kundërajrore ukrainase ka arritur të interceptoj dhe shkatërrojë raketën ruse – duke përdorur sistemin gjermane IRIS-T, e ky moment u regjistrua me një kamerë amatore.

“Sistemi i mbrojtjes kundërajrore IRIS-T shkatërroi me sukses raketën ruse”, u tha në kumtesën e ushtrisë ukrainase.

Që nga mbrëmja e 11 marsit, forcat ruse lansuan një sulm të madh me dronë dhe raketa që kishin shënjestruar Kievin, Sumy, Dnipron, KRyvyi Rihun si dhe Odesan.

Lexo më shumë  Vulini me sekretarin rus të Këshillit të Sigurimit në Moskë: Serbia nuk do të anëtarësohet kurrë në NATO

Nga këto sulme rusët lansuan raketa balistike Iskander si dhe mbi 130 dronë kamikaz, kurse në video mund të shihet IRIS-T kur lanson me sukses raketën e cila intercepton atë ruse dhe e shkatërron në ajër.

IRIS-T është një raketë ajër-ajër me rreze të shkurtër veprimi që është zhvilluar nga Gjermania dhe gjashtë kombe tjera si zëvendësim për AIM-9 Siderwinder.

Lexo më shumë  Turqia arreston disa gazetarë ndërsa protestat kundër burgosjes së rivalit kryesor të Erdoganit vazhdojnë
YouTube player