Lajme

Konjufca takon ambasadorin jorezident të Irlandës, flasin për nevojën e thellimit të bashkëpunimit mes vendeve

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca priti në takim ambasadorin jorezident të Irlandës për Kosovën, Ragnar Almqvist.

Sipas një njoftimi nga ana e Kuvendit, Konjufca i shprehu mirënjohje ambasadorit Almqvist për mbështetjen e Irlandës ndaj Kosovës.

Në njoftim ceket se në këtë takim bashkëbiseduesit diskutuan rreth aktualitetit në Kosovë e më gjerë, për marrëdhëniet bilaterale dhe për nevojën e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes vendeve.

Lexo më shumë  Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

“Kryetari Konjufca theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën e saj të integrimeve, të zhvillimit, forcimit të mëtejshëm të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Në këtë kuadër, kryekuvendari Konjufca nënvizoi se vazhdimi i mbështetjes së Irlandës për Kosovën vijon të jetë shumë i rëndësishëm dhe rikonfirmon partneritetin tonë që zhvillohet në bazë të vlerave dhe interesave të përbashkët”, thuhet tutje në njoftim.

Lexo më shumë  Ekzekutohen nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat, Murati njofton edhe për mbështetjen e studentëve

Rruga Press

YouTube player