Bota

Rusët godasin civilët kur nuk sulmojnë dot rezistencën, thonë ekspertët

Pas thuajse 20 ditë sulmi, trupave ruse u duhet ende të marrin nën kontroll qytetet ku kanë shkaktuar disa qindra viktima, mes tyre civilë.

Qytete si Mariupoli, në detin Azov, Kharkivi dhe Çernihivi në veri-lindje janë ndodhur nën breshëri raketash, artilierie të rëndë dhe sulmesh ajrore. 

Bëhet fjalë për një taktikë tipike ruse, të trashëguar nga ushtria sovjetike. Kur trupat nuk mund të godasin rezistencën e armikut, ato përdorin armatimet e rënda, thotë eksperti Siemon Wezeman.

“Për ata nuk ka rëndësi nëse armiku ndodhet në qytet apo jo, sepse e kanë bombarduar atë, njësoj siç bombarduan Groznin në Çeçeni. Pikërisht atje, ata u përpoqën të merrnin nën kontroll territorin nga çeçenët. Strategjia nuk funksionoi, ndaj ata vendosën të bombardonin bllok pas blloku, duke e shkatërruar qytetin”, u shpreh Wezeman.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Ishte po ashtu taktika e njëjtë e përdorur në Alepo. Nuk është rastësi që Rusia ka njoftuar angazhimin e njësive speciale siriane, të mësuara me luftën urbane.

Për ushtrinë ukrainase është jetike të parandalojë rrethimin e Kievit, pasi qyteti nuk duhet të kthehet në vatër luftimesh.

Ofensiva ruse duket se po ecën më ngadalë nga sa kishte parashikuar Kremlini. Gjeneralët duan ta shmangin ngërçin, teksa shohin që tanket e tyre janë kthyer në objektiv të njësive ushtarake ukrainase.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

 “Nga ana tjetër, ukrainasit janë stërvitur me këto lloj konceptesh, duke vepruar me njësi të vogla, që prej 2014-s, të ndihmuara edhe nga ushtri të huaja që i kanë stërvitur që nga aneksimi i Krimesë. Shumë prej tyre janë të përgatitura në kryerjen e operacioneve të vogla”, tha Wezeman.

Ukrainasit kanë mësuar të përdorin mirë armatimet e lehta të NATO-s. Megjithatë, pushtuesit kanë zaptuar një pjesë të rëndësishme të territorit ukrainas falë superioritetit të tyre.

Dy ushtritë po luftojnë për të përdorur arritjet ushtarake respektive si mjete diplomatike për një armëpushim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *