Lajme

Protesta kundër çmimeve, ironia e aktorit Florian Binaj: Faleminderit sponsorëve rusë që na nxorrën këtu! Po të rinjtë që largohen nga Shqipëria, kush i paguan?

Aktori Florian Binaj, është shprehur me ironi se protesta e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve është sponsorizuar nga Rusia.

Gjatë fjalës së tij, ai thotë se nëse ata janë sponsorizuar nga Rusia, po qytetarët që janë larguar nga vendi ynë, kush i ka paguar.

“Unë dua të bëj një falënderim për sponsorat rusë që na bënë të mundur të dalim në protestë. E zëmë se ne paskemi marrë lekë nga Rusia, po ata që kanë lënë vendin dhe janë larguar, kush i ka sponsorizuar. Rusia i ka sponsorizuar. Edhe Putin, ka opozitë. Por ky nuk e pyet fare. Kjo është një betejë për të vërtetën. E vërteta do sjelli drejtësinë. U bëj thirrje të gjithëve, të marshojmë të shtunën, për t’i treguar se nuk na mbledh askush. Policëve që janë këtu, vuajnë njësoj si ne dhe ata” – tha Binaj.

Lexo më shumë  Një ditë pas takimit me Olena Zelenskan, Vuçiqi takohet me ambasadorin rus për t’u arsyetuar

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *