Bota

Rumania shpall “non grata” dy diplomatë rusë nën akuzat për ndërhyrje në zgjedhje

Rumania ka urdhëruar përjashtimin e dy diplomatëve të lartë rusë, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme e vendit, një ditë pas akuzave drejtuar Moskës zyrtare për “ndërhyrje” në zgjedhjet presidenciale, raporton Reuters.

Kjo lëvizje reflekton një tjetër pikë të ulët në marrëdhëniet midis Bukureshtit dhe Moskës mbi luftën në Ukrainë dhe aludimeve rreth ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale.

Lexo më shumë  Putini nuk mund të pretendojë më fitoren në Ukrainë, thotë fituesi i Çmimit Nobel për Paqe

Rumania kishte anuluar zgjedhjet presidenciale para raundit të dytë në dhjetorin e vitit të kaluar, për shkak të aludimeve se Rusia ishte përzier në fushatën zgjedhore të kandidatit të ekstremit të djathtë, Calin Georgescu. 

“Autoritetet rumune kanë vendosur të shpallin ‘persona non grata’ në territorin e Rumanisë, atasheun ushtarak, ajror dhe detar të Federatës Ruse në Bukuresht, si dhe zëvendësin e tij për akte që shkelin parimet e Konventës së Vjenës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rumanisë. 

Lexo më shumë  Polonia zgjeron ushtrinë në mbi 220,000 personel për shkak të shqetësimeve për sigurinë

Sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA Novosti, Rusia do t’i kundërpërgjigjet gjatë ditës vendimit të Bukureshtit zyrtar.

YouTube player