Bota

Momenti kur aeroplani luftarak rus fluturon pak metra larg dronit francez  në Mesdhe

Një video e postuar në rrjetet sociale, shfaq momentin kur aeroplani luftarak rus Su-35 fluturon pak metra larg droni francez Reaper në Mesdhe, kanë njoftuar zyrtarët francezë.

Ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu ka postuar gjithashtu pamjet e dronit MQ-9 që po fluturonte mbi det.

Aeroplani Sukhoi i afrohet dronit francez, lëvizje kjo që sipas Lecornu është cilësuar si e “rrezikshme”.

Lexo më shumë  Alarm në Letoni/ NATO rrëzon një dron që ‘pushtoi’ hapësirën ajrore, Finlanda kufizon trafikun ajror dhe detar

Ai theksoi se aeroplani rus ka bërë tre “kalime shumë të afërta”, që ai paralajmëron se mund të ketë çuar në “humbjen e kontrollit të dronit”.

“Ky ishte një veprim i qëllimshëm, joprofesional dhe agresiv që është i papranueshëm”, ka shkruar Lecornu në X.

Ai mban këtë rol që nga viti 2022, dhe siguroi se Franca “do të vazhdojë të veprojë për të mbrojtur liritë e lëvizjes në hapësirat ndërkombëtare ajrore dhe detare”.

Lexo më shumë  Japonia proteston ndaj vizitës së Putinit në ishujt Kuril/ Ministri i Jashtëm japonez: Territori na përket ne sipas së drejtës ndërkombëtare

Ministri i Mbrojtjes tha se droni ishte ‘në një mision vëzhgimi’ në atë kohë. E homologët e tij në Rusi nuk e kanë komentuar ende incidentin.

YouTube player