Lajme

Rrustemi: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, moment historik e shumë i vlefshëm për qytetarët

Deputeti i Kosovës, Adnan Rrustemi dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve në parlament, e ka vlerësuar maksimalisht, hapin e madh që ka bërë Kosova drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe tha se tashmë kanë mbetur edhe dy momente të fundit drejt anëtarësimit përfundimtar.

Rrustemi, i ftuar sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, evidentoi rëndësinë që paraqet ky anëtarësim për popullin e Kosovës.

“Është një lajm i jashtëzakonshëm, lajm tepër i mirë, është moment historik, miratimi pothuajse në mënyrë bindëse i raportit të Raportueses së Këshillit të Evropës për Komitetin për Politikë dhe Demokraci, – tha deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje. –  Tashmë kanë mbetur edhe dy hapa, edhe dy faza deri në anëtarësimin përfundimtar të Kosovës në Këshillin e Evropës. Ky votim i ka hapur rrugën, votimin në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës që pritet të ndodhë më 15 prill, ndërkohë që në maj do të diskutohet e merret vendimi nga Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës.”

Lexo më shumë  Qeveri "e majtë", por shqiptarët në nevojë lihen në mëshirë të fatit (Krahasimi)

“Anëtarësimi i Kosovës do të ishte një arritje e jashtëzakonshme në radhë të parë për shtetin e Kosovës, për afirmimin e shtetit të Kosovës në sistemin ndërkombëtar. Padyshim do të ishte shumë i vlefshëm për qytetarët e republikës në kuptimin e ofrimit të qasjes në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut sikurse do të fuqizonte demokracinë në Kosovë, shtetin e së drejtës e po ashtu zgjedhjet e lira dhe të ndershme.”

“Në këto zhvillime që po ndodhin në rajon e më gjerë, në kontekstin e luftës në Ukrainë, mendoj se është një mesazh i mirë për shtetet demokratike të orientuara drejt Perëndimit, por edhe për shtetet ose vendet që luftojnë krimin, korrupsionin dhe e kanë vendosur si prioritet mbi çdo prioritet tjetër, shtetin e së drejtës dhe luftimin e korrupsionit.

Kosova po kalon nëpër një fazë sa të vështirë, në kuptimin e përballjes me Serbinë, me kërcënimet që paraqet Serbia në drejtim të integritetit dhe sovranitetit të Kosovës – por në anën tjetër po kalon një fazë të jashtëzakonshme të konsolidimit të shtetit në planin e brendshëm, qoftë në shtrirjen e sovranitetit në të gjithë territorin e Kosovës, administrimin e territorit në përputhje me Kushtetutën,  po ashtu në ndalimin e luftimit të korrupsionit, për një qeverisje të ndershme, të drejtë të bazuar në ligj dhe një qeverisje demokratike.

Lexo më shumë  Paketa Fiskale 2027, edhe bizneset gjermane kundër rritjes së taksave në Shqipëri

Kosova është vendi më demokratik në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktualisht ka një qeveri që e ka përkushtim, respektimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit mbi bazën e modeleve më të mira që ka prodhuar vetë Evropa përmes Këshillit të Evropës,” theksoi deputeti Adnan Rrustemi

Rruga Press

YouTube player