Lajme

Rruga me një kalim në Rinas, qytetarët përshkojnë rrugën në këmbë për të kapur fluturimin

Vendimi i ARRSH-së për të bërë me një sens lëvizje rrugën e Rinasit i ka detyruar ata të ecin në këmbë me qëllim që të mbërrijnë në kohë për të kapur fluturimin.

Edhe këtë të martë, sërish banorët e Rinasit dolën në protestë.

Ata shprehen se ky vendim është marrë për qëllime personale dhe se institucionet nuk janë konsultuar me banorët.

“Do të detyrohemi të bëjmë 20 km rrugë Vorë-Kashar që të vijmë dhe të sjellim fëmijët këtu.”

“Për ti sjellë fëmijës bukën do të dalim në 11:00 të natës të shëtit nga Vora rreth e përqark me i çu fëmijës bukën për dy hapa”.

“Ne jemi të izoluar totalisht. Asnjë lloj shërbimi nuk mund të kryejmë këtu.”

“Unë dua ta çoj gocën për kontroll për zemrën se është me vrimë në zemër dhe nuk kam nga të shkoj.”

Për të marrë shërbime në market apo qendër shëndetësore atyre u duhen disa kilometra rrugë.

Lexo më shumë  “Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës”- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

“Do të bëj 25 kilometra për të marrë një bukë për shtëpi. Me pas një vdekje nuk vi dot. Rruga e varrezave që është këtu sipër nuk kemi nga të shkojmë. Shkolla e fëmijëve.”

Problemi më i madh është për fëmijët e shkollës 9-vjeçare, të cilëve u duhet të përshkojnë rrugën në këmbë përgjatë një segmenti të rrezikshëm rrugor.

“Duhet të hapet rruga që vijmë në shkolla, nuk ka si vjen furgoni që vjen dhe na merr.”

Edhe pse policia ishte lajmëruar nga protestuesit që bllokimi do të jetë 120 minuta, policia ndërhyri më shpejt me qëllim lirimin e rrugës, çka shkaktoi tensione mes palëve.

Lexo më shumë  Maqedonci në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore: Përgjegjësit e sulmit terrorist të 24 shtatorit ende të lirë

Në ndihmë të efektivëve të Shqiponjës erdhën dhe efektivë të FNSH-së, të cilët ishin pajisur me gaz lotsjellës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se nga 1 maji lëvizja drejt aeroportit të Rinasit do të realizohet me një sens lëvizje në drejtim nga aksi Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq./ora/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *