Uncategorized

Rrokullisja e Euros, a po bën guverntori Sejko lojën e qeverisë

Në javët e fundit para zgjedheve lokale tatëpjeta e euros dhe forcimi i lekut u shndërrua në një debat politik pasi shumëkush aludonte se jo ishte pasojë e parave të pista që kishin vërshuar për të blerë votat. Qeveria e mohoi një version të tillë duke e lidhur këtë rekord të forcimit të monedhës vendase me faktorë të tjerë.

Monedha europiane zbriti deri në kuotën 110.7 lekë dhe filloi të forcohet menjëherë (sipas tabelës së mësipërme të Monitor) një ditë pas përfundimit të garës elektorale.

Njësoj si qeveria ujë i ka hedhur valës së kritiakave edhe guvernatori i pavarur i bankës qëndrore të Shqipërisë. Në disa dalje në media Gent Sejko e ka vënë theksin tek faktorët formalë të këtij fenomeni. “Kursi i këmbimit të lekut është i mbiçmuar dhe ka qenë në forcim prej një periudhe të gjatë disavjeçare. Këtë vit ky mbiçmim është dhe më i fortë. Kjo vjen si pasojë e disa faktorëve, faktorët zyrtarë dhe fondamentalë e justifikojnë plotësisht forcimin e kursit të këmbimit. Të dhënat e bilancit të pagesave tregojnë një rritje të konsiderueshme në investimet e huaja direkte në krahasim me vitin e kaluar, një rritje të konsiderueshme të të ardhurave nga turizmi në krahasim me vitin e kaluar, rritje të eksporteve ne total si dhe një rritje të remitancave. Këto kanale prurjesh në euro kanë bërë që oferta e euros në treg të jetë e konsiderueshme”, tha Sejko gjatë një konference shtypi në 3 maj.

Lexo më shumë  Investigimi i La7/ Trajtimi çnjerëzor i emigrantëve në qendrat e Italisë dhe dyshimet për Shqipërinë

Por sipas gazetares ekonomike, Ola Xama, ajo që thotë guvernatori nuk përputhet me realitetin. Sipas saj, për të paktën njërin nga faktorët shefi i Bankës Qëndrore nuk thotë të vërtetën. Ajo tregon shifrat e INSTAT, sipas të cilave për katërmujorin e parë të këtij viti të ardhurat në euro nga eksportet kanë rënë. “Sipas INSTAT, të ardhurat nga eksportet në monedhën euro për 4 -mujorin e parë të vitit kanë rënë me 3.4% krahasuar me një vit më parë. Madje gjatë dy muajve kur euro u zhvlerësua drastikisht, shkalla e rënies është më e lartë, me 11.7% për marsin dhe 19.2% për prillin”  ka shkrur në Facebookun e saj Xama.

Madje ajo bën edhe llogarinë e shifrave: “Në këto dy muaj kanë hyrë 128 milion euro më pak nga eksportet, por në kursin e këmbimit janë konvertuar 60 milion euro më shumë. Atëherë si i doli aritmetika bankës qëndore”?-pyet gzetarja.

Lexo më shumë  Sveçla në Tiranë nënshkruan marrëveshje për luftimin e migrimit të paligjshëm

Në fakt, prej kohësh dyshimet janë shtuar e Banka Qendrore po e tkur pavarësinë e saj në favor të propagandës së qeverisë. Nëse kabineti Rama është shndëruar në target të raporteve dhe shtypit ndërkombëtar se po e kthen Shqipërinë në një Eldorado të pastrimit të parave, për herë të parë këtë vit Banka e Shqipërisë e ka zhdukur të dhënat për “money laundering” të bankave nga raporti i saj i përvitshëm. Sipas ekspertëve fatki se në tregun e këmbimit valutor vendas të sistemit bankar dhe zyrave të këmbimit, janë konvertuar 7.9 miliard euro vitin e kaluar, duke shënuar një shifër rekord nuk e përligj këtë fluks me rritjen normale të ekonomisë. 

Në fakt, shumë sektorë si ai i eksporteve dhe turizmit janë penalizuar nga këto lëvizje të forta. Pra ato nuk kanë vetëm konseguenca politike por mbi të gjitha ekonomike. Por megjithëkëtë, Banka e Shqipërisë ka vendosur të bëjë zjarrfikësin e problemeve të qeverisë. /lapsi.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *