Lajme

Pesë ditë pas zgjedhjeve, Bordi i Ramës rrit çmimet e karburanteve

Përpara zgjedhjeve lokale të 14 Majit, qeveria dhe kryeministri Rama përdorën çdo metodë dhe makinacion për të bindur qytetarët që të votojnë kandidatët e Partisë Socialiste, përveç presioneve dhe shantazheve.

E tillë duket se ka qenë edhe ulja e herëpashershme e çmimit të hidrokarbureve nga Bordi i Transparencës, i cili vijon të ekzistojë edhe pse nafta në tregun ndërkombëtar ka zbritur në nivelet e paraluftës.

Lexo më shumë  Kurti bën homazhe në 10-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit: Pesë prokurorë u ndërruan, por vrasësi ende nuk dihet

Pavarësisht se çmimi i karburanteve në bursë është stabilizuar dhe ulur ndjeshëm, Bordi komunist i Ramës pse ditë pas zgjedhjeve ka vendosur që të rrisë çmimin e naftës dhe benzinës në vend.

Me vendimin e datës 18 maj, Nafta do të shitet 179 lekë për litrër, pra 6 lekë më shtrenjtë, ndërsa Benzina do të tregtohet me 178 lekë për litrër, çka krahasuar me çmimin e mëparshëm është 5 lekë më shtrenjtë.

Lexo më shumë  Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipëria largohet nga rruga e BE-së

Sipas vendimit gazi do të shitet 63 lekë për litër me pakicë, ndërsa shumica 51 lekë për litër për automjetet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *