Bota

Rritje modeste në eurozonë, 0.3% në tremujorin e dytë, por rimëkëmbja ende larg

Ekonomia e zonës Euro përjetoi një zhvillim modest nga sektori industrial dhe GDP-ja e saj u rrit me 0.3 për qind në tremujorin e dytë të 2023-shit, krahasuar me të njëjtën periudhë paraardhëse.

Në bazë vjetore, ekonomia e zonës u zgjerua me 0.6 për qind.

Prodhimi industrial tejkaloi vlerësimet prej 0.2 për qind sa i takon rritjes mujore dhe u rrit me 0.5 për qind në qershor.

Lexo më shumë  Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Edhe papunësia konsiderohet në një nga nivelet më të ulëta të të gjitha kohërave, me punësimin që është rritur me 0.2 për qind në këtë tremujor.

Rikuperimi ekonomik megjithatë nuk duket ende në horizont, pasi treguesit kryesorë sugjerojnë një kontraktim në tremujorët e ardhshëm, pjesërisht për shkak të normave të larta të interesit, që do ta shtyjnë Bankën Qendrore Evropiane të tregohet e kujdesshme në rritjen e mëtejshme të kostos së huave.

Lexo më shumë  “E pabesueshme, qesharake, absurde…”, reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Në tremujorin e dytë, ekonomia gjermane u kontraktua, ajo franceze u rrit me 0.5 për qind, e Spanjës me 0.4, ndërsa në Itali u tkurr me 0.3 për qind.

Rruga Press

YouTube player