KryesoreOpinion/Aktualitet

Rritja e rrogave nuk e ka ngritur idealitetin e detyrës në sistemin tonë të drejtësisë

Nga Donik Sallova

– Pushteti gjyqësor nuk është pushtet i rrogtarëve që punojnë në institucionet e tij, por si çdo pushtet tjetër në demokraci, i përket popullit, legjitimohet nga populli dhe punon për popullin.

Është krijuar një përshtypje paditurie sikur pushteti gjyqësor është pushtet i pavarur në mënyrë absolute, duke nënkuptuar pavarësinë edhe nga populli.

Nuk duhet harruar që në demokraci çdo pushtet i përket sovranit, edhe pushteti gjyqësor, prandaj çdo refuzim i këtij pushteti ndaj reformave që janë vullnet i sovranit do të thotë përpjekje për ta zaptuar këtë pushtet nga grupe të interesit, duke përfshirë edhe vet punonjësit e institucioneve të drejtësisë.

Lexo më shumë  Afrimi i Kinës me Rusinë dhe bashkërendimi kundër Amerikës, Xi do të vizitojë Serbinë

– Në demokraci pushtetet janë të ndara, të balancuara dhe në kontroll të njëra tjetrës. Refuzimi nga gjyqësori i kontrollit nga pushtetet tjera, siç e parasheh kushtetuta është refuzim për të qenë pushtet kushtetues, demokratik dhe llogaridhënës.

Buxheti propozohet nga qeveria dhe miratohet nga Kuvendi, duke përfshirë edhe caktimin e rrogave të të gjitha institucioneve publike, bazuar në ligj dhe sipas një programi politik e qeveritar të votuar demokratikisht nga sovrani.

– Pretendimi i gjyqësorit për t’ia caktuar rrogat vetes dhe për të refuzuar çdo reformë politike mbi sistemin e drejtësisë është rezistencë e këtij pushteti jo veç ndaj funksioneve kushtetuese të pushteteve tjera, por rezistencë ndaj vullnetit politik të sovranit.

Lexo më shumë  “Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin për fjalimin në KS të OKB: Do të mbahet mend

Detyra e gjyqtarit dhe prokurorit është detyrë ideali dhe jo detyrë rrogtari. Rritja e vazhdueshme e rrogave nuk e ka ngritur idealitetin e detyrës në sistemin tonë të drejtësisë.

Drejtësia është kategori Etike, nuk është punë e rëndomtë. Ata që duan të fitojnë para në “biznesin e drejtësisë” duhet të themelojnë shoqëri avokature, por s’mund të kenë tagër të gjykojnë në emër të popullit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *