Lajme

Rritja e çmimeve, nis protesta, qytetarët mblidhen para kryeministrisë

Ka nisur para Kryeministrisë protesta kundër rritjes së çmimeve në vend, duke nisur nga nafta dhe produket ushqimore.

Me parulla dhe thirrje “Boll na vodhët”, qytetarët akuzojnë qeverinë, pasi sipas tyre nuk ka marrë asnjë masë për të përballuar krizën e çmimeve.

Prej ditësh po protestohet në vendin tonë kundër rritjes së çmimeve.

Lexo më shumë  E akuzuar si pjesë e grupit të strukturuar kriminal, ish drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Nafta ka kapur shifra të larta në ditët e fundit, që detyroi qytetarët që të rikthehen sërish në shesh.

Rritje kanë pësuar edhe ushqimet e ndryshme, si mielli, orizi, vaji, duke i bërë të papërballueshme për qytetarët dhe sidomos për shtresat në nevojë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *