Lajme

Rritja e çmimeve detyron qytetarët të marrin ushqime me listë

YouTube player

Rritja e çmimeve ka shtuar numrin e qytetarëve që marrin ushqime me listë. Shitësit në Tiranë tregojnë se lista vetëm shtohet.

Qiriako Sina, pronar i një biznesi ushqimor na thotë se qytetarët nuk kanë mundësi për të paguar as produktet e shportës.

“Kërkojnë produkte të shportës, tek mielli, te vaji do tolerojmë. Fshihemi që mos t’u japim me listë. Vijnë për të marrë 6 artikuj , marrin 2 ose 3 dhe ikin”, shprehet ai.

Ai na tregon fletoren ku mban listën e borxhlinjve dhe na thotë se shpesh është ndjerë i detyruar të japë ushqimet pa marre pagesën.

Lexo më shumë  Gërvalla në Forumin ministror BE–Ballkani Perëndimor: Lufta kundër korrupsionit kërkon vullnet institucional

Ndërsa qytetarët vënë emrin në listë, vetë Qirjaklo nuk e ka të lehtë të furnizojë biznesin e tij. Teksa shfleton listën e borxheve, Arsida, shitëse në një dyqan në Kamëz, pohon se raste të ngjashme ka edhe në zonën e saj.

“Kërkojnë ushqimore dhe detergjente, shkon deri ne 200 mijë lekë të vjetra për familje kuptohet që ka vonesa. Raste ekstreme ka përpiqemi t’i kuptojmë të vihemi në vendin e tyre”, shprehet ajo.

Lexo më shumë  Pesë arsyet pse republikanët pësuan një humbje kaq të thellë

Listë borxhesh ka edhe nëpër kioska. Jashtë kamerës pronarë të farmacive shprehen se borxhi ka shkuar deri në 7 milionë leke. Ata thonë se kur shohin se jeta e tjetrit vihet në rrezik, tregohen dorëlëshuar duke dhëne ilaçe shumë të shtrenjta me listë./euronews/

Rruga Press

YouTube player