Lajme

Ekranet e reklamave në rrugë të vendosura nga Veliaj, burim aksidentesh, thotë eksperti

YouTube player

Në kryqëzimet e kryeqytetit të gjithë kemi parë ekrane ku shfaqen reklama të bizneseve të ndryshme. Imazhet që shfaqen tërheqin vëmendjen e kalimtarëve.

Por çfarë ndodh me drejtuesit e mjeteve përballe këtyre pamjeve? A janë këto ekrane, një mjet shpërqendrimi dhe për pasojë edhe burim aksidentesh?

Eksperti rrugor Arben Luzi na shpjegon pasojat që sjellin këto imazhe lëvizëse. “Vendosja e këtyre mjeteve është bërë në një formë të tillë që tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve. Edhe me ligj është e përcaktuar vendosja e tyre nuk duhet të bëhet në këto kryqëzime”, u shpreh ai.

Lexo më shumë  Maqedonci takon në Varshavë ministrin polak të Mbrojtjes, tregon se për çka diskutuan

Sipas tij situata bëhet më e rrezikshme gjate natës për shkak të ndriçimit të këtyre ekraneve. “Në orët e vona është akoma më e rrezikshme. Nuk mund të ketë ndërprerje të dritës dhe rishfaqjes së saj sepse ajo mund të sjellë pasoja edhe për jetën e njërzve, edhe për këmbësorët”, përfundon ai.

Në Kodin Rrugor nënvizohet se ndalohen të vendosen shenja, parulla, impiante reklamimi përgjatë rrugëve dhe në vende të dukshme, që mund të shkaktojnë konfuzion për këmbësorët dhe shoferët.

Lexo më shumë  Kompania numër 1 e bulmetit, “Drena” hap vende të reja pune për agjent shitje në Tiranë

Rruga Press

YouTube player