Bota

Rritet numri i ekzekutimeve në botë, kush është vendi që kryeson

Vitin e kaluar është shënuar “rritje shqetësuese” e ekzekutimeve globale, ka thënë të martën organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International.

Irani mban rekordin si shteti me më së shumti ekzekutime prej vitit 2017.

Numri i ekzekutimeve është rritur për 20 për qind prej vitit 2020 dhe Irani është përgjegjësi më i madh për këtë rritje.

Në këto shifra nuk përfshihen ekzekutimet në Kinë, ku Amnesty beson se janë me mijëra, dhe as ato në Korenë Veriore dhe Vietnam.

Lexo më shumë  Britania premton 3 miliardë funte në vit ndihmë për Ukrainën

Prej 579 ekzekutimeve të kryera në 18 shtete vitin e kaluar, Irani ka ekzekutuar të paktën 314 njerëz, për dallim nga 246 më 2020, ka thënë organizata në raportin e saj më të ri.

Sipas saj, numri i ekzekutimeve në Iran ka qenë më i lartë për shkak të rasteve të lidhura me drogën.

Raporti ka vënë në pah edhe rritjen e numrit të grave të ekzekutuara, i cili është rritur nga nëntë në 14, në baza vjetore.

Lexo më shumë  Të pasurit që po ikin nga “qeveria shtypëse” në Serbi po shkojnë drejt Malit të Zi

Ndërkohë Arabia Saudite ka rritur më shumë se dyfish numrin e personave të ekzekutuar.

Vetëm në një ditë të muajit mars, autoritetet saudite kanë ekzekutuar 81 njerëz. REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *