Bota

Kuleba: Sulmi rus në Donbas, më i madhi që nga Lufta e Dytë Botërore

Ofensiva ruse në rajonin Donbas të Ukrainës është “më e madhja në tokën europiane që nga Lufta e Dytë Botërore”, sipas ministrit të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, shkruan BBC.

Kuleba u kërkoi aleatëve të Ukrainës që të përshpejtojnë furnizimin me armë dhe municione në vend, veçanërisht sisteme të raketave (MLRS), artileri me rreze të gjatë dhe automjete të blinduara. (APC).

Lexo më shumë  Britania zotohet të ndajë edhe 620 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën

“Ofensiva ruse në Donbas është një betejë e pamëshirshme,” tha Kuleba në Twitter, duke shtuar se është shumë herët për të arritur në përfundimin se Ukraina tashmë i ka të gjitha armët që i nevojiten.

Më herët, ministria ruse e mbrojtjes tha se kishte kryer sulme ajrore në një depo armësh në rajonin lindor të Donbasit, të përdorura për të ruajtur predha për obusët amerikanë M777.

Lexo më shumë  Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *