Bota

Rritet në 33.207 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Numri i personave që humbën jetën në sulmet e kryera nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 33.207. Në deklaratën e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, jepet informacion për sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që vazhdojnë prej 185 ditësh.

Në deklaratë thuhet se në 24 orët e fundit 32 palestinezë të tjerë u vranë dhe 47 të tjerë u plagosën nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës. Thuhet se numri i personave të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori u rrit në 33.207 dhe numri i të plagosurve u rrit në 75.933.

Lexo më shumë  Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konflikteve në Ballkan

Në deklaratë theksohet se ende ka trupa të pajetë nën rrënoja dhe përreth rrugëve, por për shkak të pengesës së ushtarëve izraelitë, ekipet mjekësore dhe zyrtarët e Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të arrijnë tek ata.

Rruga Press

YouTube player