Bota

Rriten tensionet, Moldavia dëbon diplomatët rusë, Moska e ashpër: Do reagojmë

Diplomatë të shumtë nga ambasada ruse në Republikën e Moldavisë lanë vendin të hënën me një avion të tipit “Charter”, pasi u dëbuan për kryerjen e veprimeve armiqësore.

Fluturimi ishte planifikuar për në orën 9 të mëngjesit, me rreth 100 persona në bord, mes të cilëve diplomatë dhe anëtarë të stafit teknik të ambasadës ruse, plus familjarët e tyre.

Ata u shoqëruan për në aeroport me dy autobusë, ndërsa të tjerë u larguan me makina personale. Përpara selisë së ambasadës pati një demonstratë në mbështetje të tyre.

Lexo më shumë  Baerbock: Ballkani sa më shpejt në BE! Nuk mund të lejojmë Rusinë të ndërhyjë në rajon

Në fund të korrikut, qeveria moldave njoftoi se do të dëbonte 45 diplomatë rusë dhe pjesëtarë të tjerë të stafit diplomatik pas konstatimeve se pajisje përgjimi ishin instaluar në ambasadën ruse dhe godinat përreth të përdorura nga stafi i saj.

Ministria e Jashtme moldave deklaroi se vendimi ishte marrë pas rritjes së tensioneve dhe veprimeve armiqësore të diplomatëve, të cilët do të largoheshin brenda 15 gushtit.

Lexo më shumë  Ministri i Jashtëm boshnjak: Kjo lloj Serbie nuk meriton respektin, por përbuzjen tonë

Vendimi zemëroi Moskën dhe Ministria ruse e Jashtme deklaroi se lëvizja nuk do të kalojë pa marrë përgjigjen e merituar.

Ambasadori rus në Çisinau, Oleg Vasnetsov, deklaroi pasi ishte thirrur për sqarim nga Ministria e Jashtme, se vendimi ishte diçka e parashikueshme dhe se asnjë provë nuk ishte paraqitur për të mbështetur akuzat e palës moldave.

Rruga Press

YouTube player