Lajme

Kurti e falënderon Turqinë për mbështetjen në shtetndërtim

Kryeministri Albin Kurti ka pritur të hënën në takim zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mehmet Kemal Bozay.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se në këtë takim është konfirmuar “përkushtimi për avancim të mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve”.

“Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë, në çdo fazë të shtet-formimit, shtet-ndërtimit dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar, duke theksuar se mirëpritet bashkëpunimin me kabinetin e ri të Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Më tej bëhet e ditur se temat kryesore të diskutimit të së hënës ishin fuqizimi i raporteve në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe shëndetësisë dhe planet e përpjekjet e dy palëve për të krijuar një forum ekonomik të përbashkët.

Lexo më shumë  Marrëdhëniet Kosovë-Mali i Zi, Konjufca takon zëvendëskryeministrin Gjeloshaj

Krahas tyre, bëhet e ditur se Kurti njoftoi delegacionin turk edhe për procesin e dialogut me Serbinë të ndërmjetësuar nga Brukseli, dhe për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë situatën në katër komunat në veri.

Bozay gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë është takuar edhe me kreun e opozitës, Memli Krasniqin.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Krasniqi ka njoftuar se Bozayn e ka njoftuar me zhvillimet e fundit politike në Kosovë, qëndrimet e PDK-së në raport me to dhe rrugën më të mirë përpara për vendin “drejt integrimit euro-atlantik e duke ruajtur raportet me aleatët përmes veprimeve të përgjegjshme politike”.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani bisedon me homologun gjerman për Këshillin e Evropës

“Zëvendësministrin Bozay e falënderova për vizitën, interesimin dhe gatishmërinë e vazhdueshme të shtetit tonë mik, Turqisë, për të ndihmuar Kosovën në të gjitha etapat e shtetformimit. Thellimi i bashkëpunimit mes dy vende tona në fusha të ndryshme është në funksion të miqësisë mes vendeve tona dhe fuqizimit të shtetit tonë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Krasniqi.

Rruga Press

YouTube player