Rriten rastet e pacientëve që kërkojnë ndihmë, hapet pavioni “post covid” me 35 shtretër te Sanatoriumi, rastet trajtohen me oksigjenoterapi
Në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” i njohur Sanatoriumi është hapur një pavion i posaçëm që do të trajton pacientët post-Covid. Në një lidhje direkte për ‘News24’ gazetari Erjon Skëndaj raportoi se është parë një tendencë në rritje të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore nga dëmet e shkaktuara nga COVID-19. Sipas tij, në këtë spital, është vënë në dispozicion një pavion me 35 shtretët, ku do të trajtohen rastet që kanë nevojë për ndihmë mjekësore me oksigjenoterapi, njësoj si në rastin e të sëmurëve me COVID-19.
Këto pacientë shpesh vuajnë nga fibroza pulmonare, e cila dëmton dhe shformon indet e mushkërive. Indet trashen, ngurtësohen e për rrjedhojë dëmtojnë frymëmarrjen normale. Skëndaj tha se 1/5 e rasteve të urgjencave ditore të COVID, janë pacientë post-covid, duke u përkthyer në shifra nga 1 deri në 3 raste në ditë.
Gazetari, duke iu referuar mjekëve, tha se një covid i gjatë shkon nga 6 deri në 1 vit, por ka raste kur dëmet mund të jenë të parikuperueshme, duke vijuar përgjatë gjithë jetës së pacientit. Po ashtu Skëndaj tha se rastet në fjalë, që kërkojnë ndihmë të mëtejshme shëndetësore kryesisht vijnë nga spitalet private në vend.
Rruga Press