Rrëfimi i familjes Namani që shtëpinë e shndërruan në shkollë
Rrethanat politike ndonëse të vështira nuk u bënë pengesë për intelektualët e për ata që synonin “luftën me laps”.
Kështu, vitet ‘90 Kosovën e gjetën me shkolla të improvizuara nga shtëpitë.
Në Prishtinë ishin rreth 20 familje të tilla që dhomat e shtëpive të tyre i shndërruan në klasa.
Ndërsa sot 83-vjeçari rrëfen përjetimet e tij dhe të familjes, që nga momenti kur vendosën të kontribuonin në këtë mënyrë për Kosovën.
Namani ishte mësues i shkencave, biologji e kimi, mirëpo ai ishte i angazhuar edhe në lëvizje e organizata që përcillnin sistemin e arsimit ndër vite.
Studentët e Fakultetit Filologjik të asaj kohe, sipas Namanit, kishin vullnet të madh për të studiuar, andaj shtëpitë shkolla ishin të rëndësishme.
Shërbimi përmes aktiviteteve të kësaj familjeje ishte nga vullneti e dëshira për të kontribuar në vend, mirëpo 83-vjeçari thotë se ky mund nuk po shpërblehet aq sa duhet.
Krah i djathtë i ish-mësuesit është bashkëshortja e tij Ajshe Caka- Namani.
Ajo kujton kohën kur vetë ishte e re e bashkë me familjen ushqenin një dashuri atdhetare.
Zhvillimi i arsimit asokohe kishte sfidat e veta, marrë parasysh rrethanat e atëhershme.
“I fshihnim këpucët e studentëve”, thotë 77- vjeçarja gjatë rrëfimit të saj për atë periudhë, duke numëruar edhe të tjera vështirësi.
Përvoja disavjeçare qoftë si infermiere, qoftë si aktiviste në arsim e sjell edhe një mesazh për të rinjtë e sotëm.
Për nder të kontributit të familjes Namani, në murin e shtëpisë është e vendosur një pllakë që rikujton punën e pandërprerë gjatë shumë viteve në sistemin arsimor./koha.net/
Rruga Press