BotaKryesore

Rrëfehet vajza e Nikola Sanduloviqit: Babanë duan ta vrasin në burg

Vajza e politikanit serb, Klara Sanduloviq ka rrëfyer detaje të reja sa i takon dhunës barbare të ushtruar nga Beogradi ndaj Nikola Sanduloviqit. E reja rrëfeu në një intervistë të Euronews Albania se gjendja shëndetësore e babait të saj është shumë e rëndë dhe se dyshon se mund ta vrasin në burg. E shqetësuar Klara Sanduloviq tregon ekskluzivisht në një media shqiptare të vërtetën e fshehur nga mediat në Serbi.

Nga vizita që i bëri të atit në burgun ku po mbahet peng pa asnjë faj, Klara Sanduloviq thotë se policia nuk i ka raportuar mbi gjendjen shëndetësore të të atit  çka e ka nxitur të dyshojë se duan ta eliminojnë në burg si dhe të fshehin gjendjen barbare në të cilën është opozitari.

Lexo më shumë  Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut për në Bruksel kalon nëpër Sofje

“Babai im ndodhet në burg prej tre ditësh. Shkova në burg ditën e djeshme në mëngjes dhe e pyeta për të ditur se si është gjendja e tij shëndetësore. Ata nuk donin të më thoshin asgjë. Një nga policët më tha se i vinte keq, por që nuk kishte të drejtë të jepte informacion për gjendjen e tij shëndetësore dhe pse unë jam vajza e tij. Ata po e fshehin, ai nuk ka bërë asnjë lloj krimi. Ata po e mbajnë atë për të fshehur gjendjen shëndetësore që është aktualisht. Unë dyshoj se po mbajnë atë në burg se duan ta vrasin”, ka thënë ndër tjerash ajo.

Një ditë pasi publikoi videot duke bërë homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz, politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviq është rrahur në Serbi.

Lexo më shumë  Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Për 24 orë familja e tij nuk kishte asnjë informacion për vendndodhjen e tij dhe shërbimi sekret refuzoi të jepte informacione duke i lënë në agoni.

Sanduloviq e ka quajtur presidentin serb, Aleksandar Vuçiqin, kriminel lufte dhe e ka porositur që para se të shkojë në Kosovë, duhet të kërkojë falje dhe ta pranojë krimin e kryer në Reçak.

YouTube player