Bota

Protesta të mëdha në Izrael, kërkohet largimi i Netanjahut dhe zgjedhje të menjëhershme

Mijëra izraelitë kanë protestuar që prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të hëne kundër qeverisë së kryeministrit në detyrë Netanjahu. Protestuesit bllokuan hyrjen e parlamentit izraelit me qëllim që Izraeli të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme si dhe të largohet Netanjahu.

Organizatorët e protestës deklaruan se çdo shpresë që qeveria të ngrihej në nivelin e emergjencës është shuar dhe kjo është reflektuar në braktisjen e pengjeve dhe paaftësinë e saj për t’i dhënë përgjigjen e duhur Hamasit.

Lexo më shumë  SHBA: Ka mundësi që Izraeli të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar me armët tona

Prej 7 tetorit kryeministri Netanjahu dhe kabineti i tij ka qenë në qendër të kritikave të opinionit publik, për dështimin e parandalimit të sulmit të 7 tetorit, ku mijëra militantë hynë në Izrael dhe vranë qindra civilë të pafajshëm.

YouTube player