Lajme

Rrebeshe shiu dhe reshje dëbore, po vjen cikloni nga Adriatiku! Qytetet që do të godasë dhe orët e stuhisë në vend

I gjithë territori i Shqipërisë do të përfshihet nga moti i keq pasditen e sotme dhe gjatë gjithë ditës së nesërme.

Si pasojë e një cikloni të formuar në Adriatik, që në orët e para të ditës së sotme pjesa veriore e vendit është në “pushtetin” e shiut.

Në kryeqytet reshjet e dendura pritet që të godasin pas orës 15:00.

Më pas stuhia do të prekë edhe jugun.

Reshjet e shiut do të jenë intensive gjatë natës, po ashtu edhe të dëborës në pjesët malore.

Nga pasditja e së martës deri të enjten reshjet do të largohen nga territori ynë për t’u rikthyer sërish të premten.

Lexo më shumë  Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veriun e Mitrovicës

Kosova

Dita nis me vranësira por duke ju afruar mesditës do ketë reshje shiu por më pak dëborë, në gjysmën jugore të Kosovës duke lënë veriun me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por pjesa e dytë e ditës shton intesitetin e reshjeve në të gjithë republikën e Kosovës, situatë e cila mbetet deri mëngjesin pasardhës.

Maqedonia e Veriut

Orët e para të ditës do të jenë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në Maqedoninë e Veriut. Por gjatë mesdites dhe pasdites pritet që vranësirat të pësojnë zhvillim duke sjellë shira, ku herë pas here reshjet do të jenë dhe në formë rrebeshi. Gjatë natës shfaqen sërisht reshjet e dëborës.

Lexo më shumë  Nënshkruhet memorandumi në vlerë 370 mijë euro për ndërtimin e urës mbi Lumin Sitnica

Europa

Kontinenti Europian në pjesën më të madhe të tij të paraqitet me vranësira të shpeshta, të cilat do të sjellin reshje në formë rrebeshi të shoqëruara me mini-stuhi ere, ku më të konsiderueshme reshjet priten në Veri të Europës. Ndersa Europa Lindore dhe pjesërisht Jugperëndimi i kontinentit dominohen nga moti i qëndrueshem.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *