Bota

NASA: Një asteroid i madh dhe “potencialisht i rrezikshëm” do të hyjë në orbitën e Tokës javën e ardhshme. Ja pse astronomët e kanë dashur këtë ngjarje

NASA ka paralajmëruar se një asteroid gjigand, më i madh se Kulla Eifel do të depërtojë në orbitën e Tokës për pak më shumë se një javë.

Shkëmbi hapësinor po vjen drejt Tokës dhe duhet të kalojë pranë nesh më 11 dhjetor.

Asteroidi 4660 Nereus është klasifikuar “potencialisht i rrezikshëm” për shkak të afërsisë së tij me Tokën.

Ai do të kalojë rreth 2.4 milion milje larg Tokës dhe gjatësia e tij është 330 metra.

Kjo e vendos atë në kategorinë “potencialisht të rrezikshme”.

Megjithatë, nuk ka nevojë për panik, pasi asteroidi Nereus nuk pritet të godasë Tokën por do kalojë më afër saj se çdo objekt qiellor në këto 20 vite.

Lexo më shumë  Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Nëse gjithçka shkon mirë, ai duhet të kalojë planetin tonë me 14,700 milje në orë.

Pavarësisht se tingëllon si një distancë tepër e largët, ajo është rreth dhjetë herë më larg se hëna, e cila konsiderohet e afërt sipas standardeve kozmike.

Sipas një analize nga Forbes, Nereus ka qenë një objektiv i propozuar për një mision hapësinor shumë herë, për shkak të formës, madhësisë dhe rrugës orbitale rreth diellit që e bën një asteroid ideal për t’u vizituar.

Lexo më shumë  Britania premton 3 miliardë funte në vit ndihmë për Ukrainën

I zbuluar në vitin 1982, orbita e Nereus rreth Diellit, e sjell asteroidin pranë Tokës çdo 10 vite.

Ai do të jetë në këtë pozicion sërish në 2 Mars 2031 dhe Nëntor 2050.

Edhe në vitin 2009, studiuesit e konsideruan Nereusin, “një kandidat të fortë për një mision takimi”.

Asteroidi Nereus u pa për herë të parë në vitin 1982 nga astronomja Eleanor Helin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *