Opinion/Aktualitet

Robelli: Shtetet e BE-së duke i bërë presion Serbisë, ndërkohë kryeministri i Shqipërisë…

Nga Enver Robelli

Shtetet më të mëdha të BE-së duke i bërë presion Serbisë që t’i vendos sanksione Rusisë.


Ambasadori amerikan në Beograd Chris Hill duke i kërkuar qartë Serbisë të ndërpres politikat proruse dhe të përcaktohet qartë për sanksione ndaj Rusisë.
Kancelari gjerman duke i kërkuar Serbisë njohjen e Kosovës.
Parlamenti Europian duke kërkuar që Serbia të pranojë Kosovën.
Një deputete gjermane duke kërkuar të ndërpriten negociatat e BE-së për anëtarësimin e Serbisë në BE për shkak të mashtrimeve të presidentit serb.
Europarlamentari lituanez Andrius Kubilius me mesazh të qartë se Serbia “ose të vazhdojë marrëdhëniet e saj me regjimin e Putinit, të cilin shumë e quajnë fashist ose Serbia të lëvizë në drejtimin e politikës së Bashkimit Europian, që të mbështetet Ukraina, që të kundërshtohet regjimi i Putinit dhe për të parë mundësinë e një Rusie tjetër pas tij”.
Ndërkohë kryeministri i Shqipërisë…

  • Mos i bëni presion Serbisë
  • Serbia ka lidhje speciale dhe histori të përbashkët me Rusinë (saktësisht gjuha e njëjtë që e përdori kryetari serb në konferencën për media me kancelarin gjerman)
  • Përkrahje për idenë e presidentit francez për një Komunitet Politik Europian, që është faktikisht projekt për të varrosur përfundimisht çdo zgjerim të BE-së. Idenë e Macronit e kanë kundërshtuar shumica e vendeve të Europës Lindore, por edhe deputetë gjermanë kanë thënë se kjo ide nuk mund të jetë zëvendësim për BE-në. Kurse kryeministri i Shqipërisë e quan idenë e Macronit vizionare. Por e vërteta është kjo: Franca është kundër zgjerimit të BE-së për shkak se nuk dëshiron që Europa Lindore dhe Juglindore të ketë edhe më shumë peshë në BE.
  • Pse ekziston kjo përkrahje për projektin e Macronit? Sepse ky projekt ende i mjegullt si Ballkani i Hapur nuk kërkon plotësim kushtesh siç është hyrja në BE. Hyrja në BE nënkupton reforma të thella, të cilat potencialisht mund të rrezikojnë pushtetin e çdo politikani.
  • E tepërt të thuhet se është bërë rregull i keq tani: në intervistën e tij për Politico, kryeministri i Shqipërisë nuk i bëri kërkesë Serbisë për të pranuar Kosovën.
  • Nëse deri tash Serbia e sabotonte Perëndimin në Ballkan, në këtë valle – me a pa vetëdije – tani është kyçur edhe një pjesë e udhëheqjes qeverisëse të Tiranës.
  • Në Kosovë mbretëron heshtje si nga qeveria ashtu edhe nga opozita, e cila, gjithsesi, nuk e huq rastin të shkreh disa mallkime ndaj pushtetit për shkak të zhvendosjes së një festivali në Tiranë.
Lexo më shumë  Edi Rama kërcënon sovranitetin shtetëror të Shqipërisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *