Bota

Dolën të protestonin në Rusi, gratë zhvishen në komisariat dhe filmohen nga kamerat e policëve

Policia ruse ka arrestuar 20 gra pas protestës që ata bënë kundër luftës dhe i detyruan ato të zhvisheshin duke u filmuar nga kamerat e policëve.

Gratë të moshës 18 deri në 27 vjeç u mblodhën pranë një mitingu në qytetin Nizhny Novgorod. Sipas avokatit të tyre, gratë janë trajtuar në mënyrë poshtëruese dhe të turpshme.

Oficerët u kanë kërkuar atyre të zhvisheshin, por në dyert e qelive shpesh të hapura, kalonin dhe oficerë meshkuj.

Lexo më shumë  Një ditë pas takimit me Olena Zelenskan, Vuçiqi takohet me ambasadorin rus për t’u arsyetuar

Në të gjitha rastet kamerat e tyre të vendosura në uniformë tregojnë abuzimin e bërë ndaj grave. Ndërkohë të gjithë burrat e arrestuar në të njëjtën kohë nuk iu nënshtruan urdhërit të zhveshjes.

“Jam shumë e indinjuar se si ato u poshtëruan në dhomën e paraburgimit duke u zhveshur. Ato u kontrolluan duke u zhveshur e duke u ulur në prani të oficerve,” tha avokatja Olimpiada Usanova.

Sipas saj një kontroll i dytë u krye në dhomë, ku grave iu kërkuan të hiqnin bluzet e të brendshmet.

Avokatja shprehet se fakti që gratë u zhveshën dhe u kontrolluan ashtu dhe në prani të oficerëve meshkuj është e papranueshme.

Çdo gjë sipas saj është filmuar nga kamerat e oficerëve të policisë që u treguan çnjerëzore me gratë ndërsa burrave nuk i kërkuan një gjë të tillë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *