Lajme

Rizvanolli prezanton masat për subvencionim të energjisë: Do t’i kursehen shtetit 12 mln euro

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka prezantuar të enjten masat për subvencionim të pajisjeve efiçente së energjisë për qytetarët, prej të cilave do t’i kursejnë shtetit mbi 12 milionë euro për dimrin që po vjen.

Rizvanolli në konferencë për shtyp ka thënë se duke filluar nga sot, qytetarët do të mund të aplikojnë për t’u ndihmuar për këto masa. Aplikimi për këto masa, sipas ministres, bëhet në E-Kosova. “Kriteret e përfitimit janë të specifikuara në thirrjen për aplikim”, shtoi ajo.

“Nga sot kemi hapur thirrje për subvencionim për qytetarët në vlerë prej 6 milionë euro. Pajisjet që do të subvencionohen janë kaldarët me biomasë – dru, pelet, briketë – që do të subvencionohen në masë deri në 70% të vlerës së investimit apo 1200 euro, pompat termike që ulin 30% të konsumit të energjisë do të subvencionohen deri në 2500 euro, kondicionerët efiçentë deri në 40% apo 400 euro, stufat individuale efiçente me biomasë, dru, për familjet me skemë sociale me 90% apo 560 euro. Për të tjerët 70% apo 435”, ka thënë Rizvanolli.

Lexo më shumë  Nënshkruhet marrëveshja për energji më të pastër me MCA-Kosova

Rizvanolli ka potencuar se me këto masa synojnë të përkrahin 10 mijë familje. Pret që të ulet për 70% konsumi i energjisë elektrike nga familjet që do të subvencionohen.

“Këto familje do të përfitojnë shumëfish. Direkt nga subvencionimi, kursimi në faturat e energjisë elektrike dhe ulja e shpenzimeve për dru dhe lëndë të tjera djegëse. Familjet gjithashtu përfitojnë shtesë subvencionimi të lidhur me kursimin e energjisë elektrike. Këto masa pritet t’ia kursejnë 12 milionë euro vendit vetëm gjatë dimrit që po vjen”, ka thënë ministrja e Ekonomisë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti udhëton për në Gjermani, do të marrë pjesë në konferencën e PES

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *