Bota

“Rimarrja e Krimesë nga Ukraina tashmë një mundësi shumë reale”

Në javët e fundit, trupat ukrainase kanë zmbrapsur ushtrinë ruse në lindje dhe jug të vendit.

Një zyrtar i instaluar nga Rusia konfirmoi përparimet e Ukrainës përgjatë bregut perëndimor të lumit Dnipro në rajonin Kherson në jug të Ukrainës, një nga katër rajonet që Vladimir Putini pretendoi javën e kaluar se i kishte aneksuar.

Një zyrtar amerikan ka thënë për The Telegraph se ngecja e fundit të ushtrisë Ruse do të thotë poashtu se rimarrja e Krimesë nga Ukraina tashmë është “një mundësi e dukshme dhe nuk mund të mos merret më parasysh”.

Lexo më shumë  Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit

Zyrtari amerikan tha: “Është e qartë se Rusia nuk ka më aftësinë apo vullnetin për të mbrojtur pozicionet kyçe, dhe nëse ukrainasit ia dalin në qëllimin e tyre për të rimarrë Khersonin, atëherë ekziston një mundësi shumë reale që përfundimisht të jenë në gjendje të rimarrin Krimenë”.

Në vitin 2014, Rusia mobilizoi trupat e saj për të marrë kontrollin e Krimesë.

Lexo më shumë  Rusët godasin anijen turke pranë kufirit me Rumaninë, raportohet për viktima

Presidenti rus, Vladimir Putin këmbënguli që vendi të aneksonte Krimenë për të mbrojtur rusët etnikë nga “ekstremistët e ekstremit të djathtë”, të cilët ai tha se kishin rrëzuar presidentin pro-rus të Ukrainës, Viktor Janukoviç.

Pas aneksimit, Rusia kreu një referendum të rremë, por rezultati mbetet i panjohur ndërkombëtarisht.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *