KryesoreLajme

Rizvanolli: Nis modernizimin historik i Termocentralit Kosova B

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se për herë të parë që nga ndërtimi i Termocentralit “Kosova B”, ka nisur procesi i modernizimit të njësive ekzistuese dhe zgjerimi i kapaciteteve prodhuese të këtij objekti strategjik energjetik.

Rizvanolli në një postim në Facebook ka shkruar se për herë të parë që nga ndërtimi i Termocentralit ‘Kosova B’, pas më shumë se katër dekadash, ka filluar modernizimi i njësive ekzistuese dhe zgjerimi i kapaciteteve prodhuese.

Lexo më shumë  Rashiq: Beogradi bëri presione ndaj serbëve dhe përdori ‘inxhiniering zgjedhor’ në Kosovë

Sipas saj, ky modernizim po realizohet me një investim prej 56.5 milionë euro, të cilat janë tërësisht të financuara nga KEK-u, pa marrë kredi apo borxh.

“Po ndërmerret një hap i rëndësishëm drejt sigurisë energjetike dhe përgjegjësisë publike,” ka shkruar ajo.

Vetëm gjatë vitit 2025, pritet një rritje prej +15 megavatësh në kapacitetin prodhues, çka konsiderohet një përparim i madh në rritjen e qëndrueshmërisë energjetike të vendit. 

Lexo më shumë  Sot nis verifikimi i​ votave me postë të mërgatës së Kosovës

Rruga Press

YouTube player