BotaKryesore

Reagon Zelensky: Do ta pres Putinin në Turqi të enjten, s’ka më justifikime

Volodymyr Zelensky pranon sfidën e Vladimir Putinit. “Do ta pres personalisht Putinin në Turqi të enjten”, njoftoi ai, duke iu përgjigjur propozimit surprizë të bërë një natë më parë nga shefi i Kremlinit për negociata të drejtpërdrejta në Stamboll midis Moskës dhe Kievit më 15 maj.

Presidenti ukrainas pranoi kështu ftesën e Donald Trump, i cili u kërkoi ukrainasve të shkonin të shihnin kartat e Rusisë.

Ndryshimi në qëndrimet e Kievit dhe SHBA-së ka të bëjë me mundësinë e fillimit të negociatave pa arritur më parë armëpushimin “pa kushte” 30-ditor të kërkuar dje nga ukrainasit dhe udhëheqësit e Vullnetarëve – Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Polonia – gjatë një takimi në Ukrainë.

Lexo më shumë  Si po “zhduken” bagëtitë në Shqipëri, në 10 vite tkurren me 37%

“Ne presim me padurim një armëpushim gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, duke filluar nga nesër, për të siguruar bazën e nevojshme për diplomac. Shpresoj që këtë herë rusët të mos kërkojnë justifikime”, shkroi Zelensky në X.

Nga ana tjetër presidenti amerikan shkroi në rrjetin e tij social “Truth”, se ishte i bindur që “Putini nuk dëshiron një armëpushim”, por Ukraina, “duhet ta pranojë menjëherë”. Në këtë mënyrë, thotë kreu i Shtëpisë së Bardhë, do të jetë e mundur të shihet “nëse një marrëveshje është e mundur”. Dhe “nëse nuk është kështu, udhëheqësit evropianë dhe Shtetet e Bashkuara do ta dinë se çfarë po ndodh dhe do të jenë në gjendje të vazhdojnë”.

Lexo më shumë  (Video) Përshkallëzohet lufta. Antiajrorët amerikanë "Patriot" qëllojnë raketat balistike të Iranit të lëshuara drejt bazave amerikane në Katar dhe Irak

Propozimi për negociata të drejtpërdrejta u vu në tryezë nga Putini në një takim me gazetarët në orën 2:00 të mëngjesit të dielën, pas përfundimit të disa takimeve me delegacionet që kishin mbërritur në Moskë për Paradën e Fitores. Por mbi të gjitha pas kontakteve të ashpra diplomatike të Moskës me Ankaranë.

Rruga Press

YouTube player