Lajme

Rita Ora në median amerikane: Kam lindur në atë që tani është Kosovë, dikur ishte pjesë e Shqipërisë (Video)

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundmi ka qenë e ftuar në podcastin e famshëm amerikan të ‘Dear Media Studio’.

Ajo ka folur për karrierën e saj të suksesshme në muzikë dhe sigurisht për origjinën e saj, Kosovën.

Teksa iu përgjigj pyetjes për rrënjët e saj shqiptare, 33-vjeçarja tha se është e lindur në shtetin që sot e quajnë Kosovë, por që dikur ishte pjesë e Shqipërisë.

Lexo më shumë  Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

“Unë jam lindur në Kosovë, Shqipëri. Mirë, tani është Kosovë por dikur ishte pjesë e Shqipërisë. Dhe pastaj u shpërngula në Londër kur isha një vjeçe”, tha Ora.

Moderatorja e podcastit tha se ka shumë shqiptarë të famshëm në industrinë e muzikës botërore, për të cilët Rita u pajtua dhe u shpreh shumë krenare për të arriturat e tyre.

Rruga Press

YouTube player