Lajme

Rinisin lundrimet në Portin e Durrësit

Rinis lundrimet në Portin e Durrësit në drejtim të Italisë dhe anasjelltas. Lundrimet kanë nisur pas përmirësimit të kushteve të motit.

Autoritetit Portual Durrës bën me dije se mëngjesin e së shtunës kanë mbërritur sipas orareve të parashikuara, tragetet “Rigel VII” dhe “Af Marina”, të cilët kanë lundruar gjatë natës nga Bari drejt brigjeve shqiptare.

Këto të fundit pritet që në mbrëmje të nisen sërish nga Porti i Durrësit në drejtim të Barit dhe Ankonës, sipas orarit të parashikuar 23:00.

Lexo më shumë  Ministria Vitia për aparaturën e Mjekësisë Bërthamore: Fjalë e fundit e teknologjisë

Edhe anijet e flotës së peshkimit kanë lënë portin e peshkimit për të dalë në det të hapur dhe rinisur gjuetinë e peshkut.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *