Lajme

Rikthimi në shkollë, nxënësit hasin vështirësi me rregullat e reja

Mbi 500 mijë nxënës kanë nisur vitin e ri shkollor, duke lënë pas krahëve, të paktën momentalisht marrjen e dijeve online, dhe duke iu rikthyer mësimit fizik.

Sipas ekspertëve, por edhe mësuesve e prindërve, kjo situatë ka ndikuar si në aspektin psikologjik dhe në atë të mësimnxënies te nxënësit, të cilët për të tretin vit radhazi po zhvillojnë mësim në kushtet e pandemisë dhe nën ndryshime të vazhdueshme.

“Gjithmonë ka pasur një dilemë shumë të madhe nëse fëmijët do përshtateshin me kalimin nga mësimi online në mësimin fizik. Edhe pse po bëhet fizikisht, është mësim i cunguar, sepse orët janë të reduktuara, sidomos në shkollat e mbingarkuara”, thotë psikologia Arjana Muça.

Lexo më shumë  Regjistrohet edhe Kurti: Ishte proces i thjeshtë dhe i shpejtë

Mësuesit shprehen se përshtatja me kushtet e pandemisë, është e vështirë për nxënësit, por dhe për ata vetë, pasi mësimi online u konsiderua si një eksperiment që i gjeti të gjithë të papërgatitur ndërsa tani procesi po zhvillohet ende larg normalitetit, me orë të reduktuara dhe me turne.

“Ka efekt jo vetëm te nxënësit. Pandemia pati efekt dhe vazhdon të ketë, tek të gjitha kategoritë, te mësuesit, te nxënësit, te shkollat sepse nuk po punojmë në kushte normale”, thotë drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Edith Durham”, Majlinda Dervishaj.

Nga ana e tyre, nxënësit shprehen se asnjë tablet apo telefon, nuk e zëvendëson praninë e tyre në klasa, por theksojnë se përshtatja me kthimin në shkolla është e vështirë.

Lexo më shumë  “Paguajmë 66 euro për ton”, Ola Xama zbulon kostot shtesë të bashkisë së Tiranës për plehrat

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) bën me dije se pajisjet elektronike mund të shkaktojnë sjellje të ngjashme me ato të shkaktuara nga varësitë nga drogat, për shkak të lëshimit të dopaminës në tru.

Kështu, koha që nxënësit kaluan përpara kompjuterit, telefonit, tabletit e të tjerë edhe pse për motive edukuese, ka krijuar varësi tek ta. Kjo do të thotë se nxënësve do t’iu duhet sërish kohë për t’u familjarizuar me mësimin në formën e tij klasike në bankat e shkollës, por që gjithsesi ende nuk i është kthyer normalitetit./euronews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *