Lajme

Rikthehen tonet kërcënuese për luftë në Ballkan, analistët thonë se situata nuk duhet nënvlerësuar

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se kërcënimet e Vuciqit dhe Putinit e bëjnë luftën një rrezik real për Ballkanin. Analistët vlerësojnë se situata i sigurisë në Ballkan nuk duhet nënvlerësuar.

Gërvalla tha se Rusia dhe Serbia po e destabilizojnë Ballkanin në vazhdimësi dhe këtë çështje duhet ta trajtojë qartë BE-ja dhe vendet anëtare të NATO-së.

Tutje, Gërvalla tha se për herë të parë që nga vitet 90’ta, ekziston rreziku real që kërcënimet e Putinit dhe Vuçiqit të prodhojnë luftë në Ballkan, njfoton RTV Dukagjini.

“Mbledhja e ministrave në Zagreb: Vazhdimi i destabilizimit të Ballkanit nga Rusia dhe Serbia, ka nevojë të trajtohet qartë nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare të NATO-s. Kërcënimet e Vuçiqit dhe Putinit e bëjnë luftën një rrezik real për Ballkanin dhe Bashkimin Evropian, për herë të parë që nga vitet e 90’ta”, shkruan Gërvalla.

Lexo më shumë  Drejtori Gërvalla: RTK po funksionon në mënyrë të pavarur më shumë se kurrë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka reaguar ministres së Jashtme të Kosovës, duke thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është personi që po e destabilizon rajonin.

Për profesorin universitar Ibrahim Gashi situata i sigurisë në Ballkan nuk duhet nënvlerësuar, dhe sipas tij Kosova me të drejtë e ka ngritur çështjen në nivelin ndërkombëtar.

Lexo më shumë  Ministri Aliu siguron se punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë do të përfundojnë brenda afateve

“Këtë shqetësim duhet të ngremë në forumet ndërkombëtare. Duhet të ngremë me alarm madje. Por para se të ky shqetësim të ngrihej nga Gërvalla në opinion do të duhej të ngrihej si shqetësim edhe nga të tjerët”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ibrahim Gashi.

Presionin në Bosnje që po e bënë Serbia, sipas ekspertit të sigurisë Drizan Shala i sheh si tendencë për trazira në Ballkan.

“Ballkani është shumë afër një tensioni i cili mund të ketë efekt domino e që mund të atakojë çdo shtet që është pjesë përbërëse e Ballkanit Perëndimor.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *