KryesoreLajme

Rikonfirmohet thellimi i bashkëpunimit ndërmjet ushtrive Kosovë-Shqipëri

Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), një delegacion nga Komanda e Logjistikës së FSK-së, kryesuar nga Zëvendëskomandanti i KL-së, Kolonel Mehmet Lladrovci, realizoi një vizitë zyrtare pranë Komandës Mbështetëse dhe strukturave vartëse të saj në FARSH.

Lexo më shumë  Nga Shqipëria pothuajse çdo vit, rreth 35 studentë shkojnë për studime me bursë për në Rusi, kjo duhet parë me kujdes strategjik

Forca e Sigurisë së Kosovës, njofton se gjatë kësaj vizite u zhvilluan takime në fushën logjistike, ku u pritën nga Komandanti i Komandës Mbështetëse, Gjeneral Brigade Aleksandër Pando dhe stafi i tij dhe në fushën shëndetësore, ku u pritën nga Zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore Gjeneral Brigade Vehbije Kuti dhe ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Inspektoratit Shëndetësor të FARSH Nënkolonel Marinela Mjeda.

“Në kuadër të këtyre takimeve delegacioni nga FSK u informua në detaje rreth strukturës, kapaciteteve logjistike dhe atyre shëndetësore të FARSH-së, si dhe biseduan për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave duke rikonfirmuar përkushtimin për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy ushtrive”, njofton FSK.

Rruga Press

YouTube player