KryesoreLajme

Rikonfirmohet thellimi i bashkëpunimit ndërmjet ushtrive Kosovë-Shqipëri

Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), një delegacion nga Komanda e Logjistikës së FSK-së, kryesuar nga Zëvendëskomandanti i KL-së, Kolonel Mehmet Lladrovci, realizoi një vizitë zyrtare pranë Komandës Mbështetëse dhe strukturave vartëse të saj në FARSH.

Lexo më shumë  Costa uron Kosovën për Ditën e Evropës: E ardhmja juaj është në BE

Forca e Sigurisë së Kosovës, njofton se gjatë kësaj vizite u zhvilluan takime në fushën logjistike, ku u pritën nga Komandanti i Komandës Mbështetëse, Gjeneral Brigade Aleksandër Pando dhe stafi i tij dhe në fushën shëndetësore, ku u pritën nga Zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore Gjeneral Brigade Vehbije Kuti dhe ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Inspektoratit Shëndetësor të FARSH Nënkolonel Marinela Mjeda.

“Në kuadër të këtyre takimeve delegacioni nga FSK u informua në detaje rreth strukturës, kapaciteteve logjistike dhe atyre shëndetësore të FARSH-së, si dhe biseduan për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave duke rikonfirmuar përkushtimin për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy ushtrive”, njofton FSK.

Lexo më shumë  Kurti pasi u nominua për kryeministër: Është detyrim historik, këtë detyrë do ta përmbushim e s’na ndalë dot askush

Rruga Press

YouTube player