Lajme

Richard Grenell aktiv me serbët e Amerikës, pjesë e aktivitetit “Serbët për Trumpin”

Organizata “Republican Serbs”, përmes iniciativës “Serbs for Trump”, ka paralajmëruar një aktivitet politik më 9 shtator 2026, nga ora 17:00 deri në 19:00, në Frankie’s Downtown në Dallas të Teksasit.

Sipas faqes zyrtare të organizatës, aktiviteti zhvillohet në kuadër të “RNC Week 2026” dhe synon mobilizimin politik të komunitetit serbo-amerikan për zgjedhjet afatmesme.

The Serbs for Trump organization is bringing Republicans from across the US together in Dallas, Texas, for a convention during RNC week.

Among the notable guests are Florida Governor Ron DeSantis, Byron Donalds, Anna Paulina Luna, Claudia Tenney, Abe Hamadeh and Richard Grenell. pic.twitter.com/bFp7C8XgeA— The National Independent (@NationalIndNews) August 30, 2026

Organizatorët e lidhin aktivitetin me synimin për të ruajtur shumicën republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, për ta rritur atë në Senat dhe për të mobilizuar familjet serbo-amerikane në zonën metropolitane të Dallasit. Në mesin e temave të promovuara janë edhe siguria kufitare, dominimi energjetik dhe zgjedhja e shkollës.

Lexo më shumë  Dita e 97 e protestës nis para Gjykatës Penale ku do vendoset masa e sigurisë për të arrestuarit, qytetarët: Nuk na intimidoni dot!

Në faqen e organizatës është publikuar edhe një listë e personaliteteve politike të ftuara, duke u sqaruar se pjesëmarrja e tyre varet nga agjenda.

Në mesin e tyre janë Richard Grenell, ish-drejtor i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, kongresistët Claudia Tenney, Abe Hamadeh dhe Anna Paulina Luna, si dhe prokurori i përgjithshëm i Teksasit, Ken Paxton.

Në listë figurojnë gjithashtu guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, Byron Donalds dhe Michael Alfonso.

Lexo më shumë  “Sonte edhe më shumë se dje”, 14 protestues në qeli dhe thirrje për protestë në Tiranë

Aktiviteti do të drejtohet nga Aleksandar Sasha Jovicic, drejtor i “Serbs for Trump / Republican Serbs”. Në faqen e organizatës, “Serbs for Trump” prezantohet si partner prej dhjetë vjetësh i koalicionit të Donald Trumpit.

Rruga Press

YouTube player