“Lironi protestuesit! Ndalni represionin policor”/ Tubimi para Gjykatës Penale, aktivistja Vatnikaj: Të hënën dhe të shtunën protesta kombëtare! Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës
Aktivistja Sidorela Vatnikaj, në një prononcim për Neës24 në tubimin para Gjykatës Penale, ku po kërkohet lirimi i protestuesve të arrestuar mbrëmjen e së martës, ka deklaruar se protestat nuk do të ndalen deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.
Ajo ka theksuar se duhet të ndalet represioni policor ndaj protestuesve, ndërsa ka shtuar se të hënë dhe të shtunën priten protesta kombëtare me pjesëmarrje masive.
“Kemi kërkuar dhe vijojmë të kërkojmë lirimin e menjëhershëm të protestuesve dhe ndaljen e represionit policor, intimidimin dhe arrestimet e paligjshme të aktivistëve që po mbahen prej 72 orësh në paraburgim.
Ata kanë qenë të shqetësuar sepse arrestimet kanë qenë të dhunshme dhe të pa justifikuara por nuk di nëse ka pretendime për dhunë brenda ambienteve të paraburgimit.
Ne do të vijojmë çdo ditë të protestojmë deri në dorëheqje e Ramës, që është hapi i parë. Kërkojmë ndryshim të klasës politike dhe për t’i dhënë Shqipërisë një mundësi tëre drejt rrugës demokratike.
Të hënën dhe të shtunën 2 protesta të mëdha kombëtare,. Presim aktivizim maksimal dhe si shenjë revolte”, tha ajo.
Rruga Press

