Lajme

Rezoluta e Srebrenicës, Berisha: Rama vasal i Vuçiqit dhe Ballkanit të Hapur

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha deklaroi gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend këtë të enjte, se rezoluta e dënimit të genocidit serb në Bosnjë është e paplotë dhe me standard të dyfishtë, për sa kohë kryeministri sillet si një vasal i Vuçiqit dhe mbështet Ballkanin e Hapur.

Berisha në fjalën e tij theksoi se i njëjti standart përdoret dhe për dënimin e genocidit rus në Ukrainë, ku nga njëra anë dënohen krimet, nga ana tjetër pranohen të vijnë në Shqipëri vrasësit dhe përdhunuesit në Bucha dhe Mariupol.

Lexo më shumë  Kandidatja për eurodeputete hap në Vjenë ekspozitën ‘Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998’

“Ç’e keni ju këtë kompleks, pse kreu i juaj është shndërruar në një vasal të Vuçiqit apo se ndiqni dhe ju Ballkanin e Hapur për krimin dhe hegjemoninë serbe. Ju edhe ndaj genocidit rus në Ukrainë mbani një qëndrim të dyfishtë, nga njëra anë e pranoni, nga ana tjetër pranoni këtu përdhunuesit e grave dhe vrasësit e fëmijëve në Ukrainë.

Me urdhur të kujt i pranoni ju ata, me urdhër të Lavrovit? Ndaj rezoluta duhet të ndalojë çdo turistë rusë të shkel në territorin e Shqipërisë. Nga njëra anë ju nuk pranoni të dënoni Vuçiqin, nga ana tjetër flisni për Ukrainën kur pranoni në Shqipëri xhelatët rusë, me linjë ajrore të Serbisë që e bën 18 herë në javë rrugë

Lexo më shumë  Regjistrohet edhe Kurti: Ishte proces i thjeshtë dhe i shpejtë

Keni një marrëveshje të fshehtë për të pranuar vrasësit. A mund të pranoni ju xhelatët që i kanë duart me gjak që vijnë nga Mariupoli dhe Bucha”, tha Berisha.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *